Ballina Magazine Arsyet përse është mirë të bëni dush me ujë të ftohtë

Arsyet përse është mirë të bëni dush me ujë të ftohtë

Thuajse çdo personit i pëlqen ta bëjë një dush të gjatë e të nxehtë pas një dite me punë të lodhshme, dhe është e vërtetë se uji i nxehtë i ka të mirat e veta.

Mendimi për tu larë me ujë të ftohët mund të mos ju duket aq tërheqës, por faktikisht mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Këto janë disa nga të mirat të cilat i sjell dush i ftohtë:

Lehtëson depresionin

Hidroterapia është praktikë e lashtë e cila parasheh t’i fusim trupat në temperatura të ndryshme për efekte terapeutike. Kur e fusim veten në ujë të ftohët, qarkullimi jonë i gjakut për në tru rritet, e bashkë me të rritet edhe lirimi i hormonit norefineferine.

Uroni mirëseardhje ditëve me flokë të bukura dhe volum të lartë!

Përderisa uji i nxehtë mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë mirë, padyshim se nuk është i mirë për flokët tuaj. Prandaj sallonet e bukurisë rekomandojnë të pastroheni me ujë të ftohët me qëllim që të keni flokë të bukura dhe me volum të lartë.

Lëkurë më e pastër!

Shijoni efektet e dushit të ftohtë, duke e dëshmuar çdo ditë se lëkura juaj duket më e vendosur dhe më e tonifikuar se zakonisht!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook