Ballina Magazine Banane dhe ujë i ngrohtë, 5 kg më pak në 7 ditë

Banane dhe ujë i ngrohtë, 5 kg më pak në 7 ditë

Tani më shumë se kurrë njerëzit përpiqen të gjejnë mënyrat më efektive dhe të shpejta për të djegur kilogramët e tepërt. 

Kjo për faktin se ditët me diell kanë trokitur dhe pushimet janë tashmë shumë afër.

Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni perfektë brenda një periudhe të shkurtër kohore. E kishit menduar se bananet dhe uji i ngrohtë mund t’ju ndihmojnë të keni trupin e ëndrrave tuaja?

Nëse jo, atëherë është koha ta provoni këtë dyshe fantastike, që është përdorur fillimish nga një japonez me emrin Hitoshi Watanabe, i cili shkroi një libër ku tregoi se si humbi 18 kilogramë me ndihmën e kësaj formule. Ky kombinim përshpejton metabolizmin në mënyrë të çmendur.

Ajo që duhet të bëni është të hani 2 banane në mëngjes dhe të pini 1 gotë ujë të ngrohtë.

Ushqimet e tjera gjatë ditës mund t’i zgjidhni vetë, sigurisht të shëndetshme.
Shmangni vaktin e darkës dhe zëvendësojeni me 1 banane dhe 1 gotë ujë të ngrohtë. Gjatë ditës pini rreth 2 litra ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni 5 kilogramë në vetëm 7 ditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook