Ballina Kuriozitet Çfarë mund të ndodhë nëse përpiqemi ta ndalim teshtitjen?

Çfarë mund të ndodhë nëse përpiqemi ta ndalim teshtitjen?

Teshtitja e zakonshme largon ajrin nga trupi me shpejtësi deri në 160 km/h, shpejtësi marramendëse që mund të shkaktojë lëndime serioze nëse ndalet gabimisht.

Për këtë arsye nuk duhet ndaluar kurrë teshtimën që është në progres. Për shembull, mos e mbani hundën apo gojën mbyllur gjatë teshtitjes.

Por nëse bini në situata të tilla, mbajtja e teshtitjes mund të ketë pasoja relativisht serioze, si: Dëmtim të diafragmës, pëlcitje të kapilarëve të syve (në pjesën e bardhë të syrit), shtypje të madhe të ajrit në kanalin e Eustahit në vesh dhe pëlcitje të timpanit të veshit, lëndime në veshin e brendshëm, të cilat sjellin marramendje deri edhe humbje të dëgjimit.

Gjithashtu mbajtja e teshtitjes sjell dhe dobësim të enëve të gjakut në tru dhe pëlcitje të tyre për shkak të ngritjes momentale të shtypjes. Shikuar realisht rreziku nga pasojat është i vogël, por kurrë nuk mund të themi me siguri të plotë që nuk jemi pikërisht ne ata të pafat, të cilëve kjo mund t’u ndodhë.

Shumica e mjekëve besojnë se kjo në fakt është reaksion refleksiv i rëndësishëm për të flakur agjentët ngacmues dhe alergjenët e tjerë nga hunda jonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook