Ballina Kuriozitet Cila është mosha e duhur kur duhet të filloni të pini kafe

Cila është mosha e duhur kur duhet të filloni të pini kafe

Edhe pse ekspozimi ndaj kafesë nëpër lokale është i pashmangshëm, ekspertët në fakt mendojnë se për fëmijët dhe adoleshentet duhet pasur shumë kujdes.

Kafeina është në fakt stimulanti i sistemit nervor qendror i konsumuar më tepër. Përveç se ndikon në sistemin nervor duke e bërë të vështirë të flemë gjumë, kafeina shkakton edhe varësi. Si të rritur ne mund t’i menaxhojmë më mirë efektet e kafeinës dhe në disa raste kafeina mund të jetë edhe dobiprurëse për ne.

Por efektet e kafeinës te fëmijët janë më të dukshëm. Krahasuar me të rriturit, fëmijët dhe adoleshentët janë përgjithësisht me të vegjël dhe zakonisht nuk përdorin kafeinë- dy arsye bazë pse kafeina është shqetësim për ta. Ndërprerja e gjumit është veçanërisht e padëshirueshme, pasi trupat dhe mendjet që janë duke u zhvilluar kanë nevojë për gjumë të mjaftueshëm. Përveç kësaj, edhe doza të vogla të kafeinës mund të kenë efekt në rrahjet e zemrës dhe në presionin e gjakut të fëmijëve.

Kur duhet të pinë kafe fëmijët?
Pse duhet t’u japim fëmijëve një produkt që përmban një substancë të cilësuar si drogë stimuluese dhe që krijon varësi? Sipas specialistëve është mirë që fëmijët nën moshën 18 vjeç të mos pinë kafe. Në ndonjë rast adoleshentët edhe mund të lejohen të pinë pak kafe, por jo ta bëjnë këtë një zakon të përditshëm. Është mirë që ne si prindër të përpiqemi t’i bëjmë fëmijët të kuptojnë efektet e kafeinës dhe t’i minimizojnë ato duke mos pirë pije me kafeinë afër kohës së gjumit, t’i pinë këto pije me ngadalë dhe të mos e teprojnë me sasinë. Poashtu duhet pasur kujdes edhe me pijet energjike që përmbajnë substanca që nuk preferohen assesi për fëmijët.

LEXO EDHE:  Bllokohet sot autostrada Tiranë-Durrës, nis ndërhyrja urgjente për rikonstruksion, ja si do të qarkullojnë makinat deri më 1 korrik

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook