Ballina Shendeti Dehidratimi dhe pasojat e tij shkatërruese në organizmin tonë

Dehidratimi dhe pasojat e tij shkatërruese në organizmin tonë

SHPËRNDAJE

Nëse nuk urinoni të paktën 7-8 herë në ditë, kjo do të thotë që trupi juaj nuk i nxjerr jashtë helmet, sepse është i detyruar ta mbajë lëngun e vjetër.

Shumica e njerëzve nuk janë të sigurtë sa është sasia e saktë e ujit i cili i nevojitet trupit të tij.

Përgjigje e përgjithshme nuk ekziston – nevoja ditore për ujë është individuale dhe varet nga mënyra e jetesës së personit, aktiviteteve fizike, ushqimit dhe ambientit në të cilin jeton.

Për të caktuar sa ujë ju nevojitet, kushtoni kujdes sinjaleve të cilat dërgon trupi juaj.

Dehidratimin do ta njihni përmes dhimbjes së kokës, lëkurës dhe buzëve të thata, me djersitjen e reduktuar, temperaturën e rritur trupore, lodhjen dhe të përzierat.

Dehidratimi shkakton ngadalësim të funksionimit të enzimave, gjë që përcillet me lodhje dhe sfilitje. Mungesa e ujit mund të çojë edhe deri te paraqitja e alergjive, te rritja e shtypjes së gjakut, pastaj te paraqitja e kapsllëkut, problemeve me fshikëzën e urinës, etj.

A e dini që dehidratimi tashmë ka filluar edhe para se të ndieni etjen apo gjendjen e pakëndshme?

Simptoma e parë e dehidratimit është uria! Nëse ndieni uri, në vend që të vraponi që të hani diçka, pini një gotë ujë dhe prisni të shihni se çfarë do të ndodhë.

Hidratimi i tërë organizmit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e të gjitha organeve dhe normalisht për zhvillimin e procesit në trup, siç është metabolizmi, pastrimi i veshkave nga helmet dhe rëra, qarkullimi i gjakut, lëkura e shëndetshme…

A e dini që mungesa kronike e lëngjeve mund të shkaktojë shtim në peshë, shtim të kolesterolit dhe pagjumësi?

Trupi i njeriut ka sistemin e veçantë për detektimin e ujit, të cilin ne e quajmë uri. Vetëm kur të humbni 1 deri në 2 për qind të sasisë së tërësishme të ujit në trup, fillon të shfaqet ndjenja e urisë.

Qëllimi kryesor në eliminimin e problemit të dehidrimit është që sa më parë të zëvendësoni lëngjet, kripërat dhe mineralet të cilat kanë humbur.

Shmangni kafeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Prandaj pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.

Dehidratimi në fillim nuk është aq i rrezikshëm, parandalohet lehtë, por nëse nuk shërohet me kalimin e kohës kalon në formë më të rëndë.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprakKapet në flagrancë 27-vjeçari, e dashura italiane nuk e lejoi të fuste drogë në shtëpi
Artikulli tjetërStudimi/ Kompleksiteti i trurit të njeriut surprizon shkencëtarët