Ballina Aktualitet Dëshironi të zhdukni aromën e keqe të sqetullave? Ja tre mënyrat se...

Dëshironi të zhdukni aromën e keqe të sqetullave? Ja tre mënyrat se si mund ta bëni këtë gjë

Aroma e trupit është diçka e zakonshme, por era e keqe e sqetullave ndonjëherë nuk është në dorën tuaj.

Edhe pse mund të bëni dush rregullisht apo përdorni shumë parfum nuk mund ta zgjidhni këtë problem. Madje ndonjëherë kjo kthehet në një situatë shumë të sikletshme. Por për ta zgjidhur këtë problem duhet të ndiqni këto 3 rrugë.

Zgjidhni një larës anti-bakterial

Aromën e keqe e shkaktojnë bakteret dhe jo djersa. Për këtë arsye duhet të zgjidhni një larës trupi me peroksid benzoli, qe ndihmon për të reduktuar bakteret dhe erën e keqe.

Uthulla e mollës

Gjithashtu duhet të përdorni uthull molle për të reduktuar bakteret. Do t’u ndihmojë jo vetëm për këtë, por edhe për të balancuar nivelin e pH. Mos u shqetësoni për aromën e uthullës, sepse zhduket në momentin që thahet. Duhet ta shmangni aplikimin e saj në ditët kur jeni depiluar.

Gjithmonë thahuni para se të aplikoni ndonjë gjë

Nëse nuk thaheni përpara se të përdorni deodorant, kjo mund të shkaktojë aromë akoma dhe më të keqe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook