Ballina Shendeti Dhimbja e qafës, shkaqet dhe kur duhet të paraqiteni te mjeku

Dhimbja e qafës, shkaqet dhe kur duhet të paraqiteni te mjeku

Dhimbja e qafës është një problem shumë i përhapur dhe çdo njeri e ka përjetuar të paktën njëherë në jetë.

Ajo përfshin qafën, shpatullat, por edhe krahët. Dhimbja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë.

Simptomat e tjera, si mpirja ose dobësimi i muskujve në krahë, mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e shkaktarëve të dhimbjes së qafës.

Shkaqet
Disa nga shkaktarët e dhimbjes së qafës:

  • Mbajtja e çantave të rënda
  • Distonia Cervikale
  • Spondiloza Cervikale
  • Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës
  • Stresi emocional
  • Fibromialgjia
  • Hernia diskale
  • Meningjiti
  • Tendosja e muskujve
  • Osteoartriti
  • Qëndrimi i gabuar
  • Artriti reumatoid
  • E fjetura me bark ose me shumë apo pak jastëk
  • Stenoza spinale
  • Dhimbja e kokës nga tensioni
  • Sindroma e përkohshme mandibululare
  • Tronditje nga dëmtimet
  • Dëmtimi i qafës

Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Zakonisht, dhimbja e qafës e shkaktuar nga tendosja e muskujve largohet vetë pas disa ditësh. Për dhimbjet të cilat vazhdojnë për disa javë,
mënyra më e efikase për t’i trajtuar është masazhimi ose terapia fizike raporton Shendeti.

Provoni këto teknika për të qetësuar dhimbjet:

Akull ose ngrohtësi
Aplikoni akull (të mbuluar nga një kompresë) ose një qese me bizele të ngrira, në qafë për 15 minuta 3 herë ose më shumë gjatë ditës. Ose mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt.

Tendosja
Shtriqni lehtë muskujt e qafës duke kthyer qafën majtas- djathtas, poshtë-lartë.

Masazh
Masazhimi i qafës ndihmon në qetësimin e muskujve.

Qëndrim i rregullt
Praktikoni qëndrimin e mirë, sidomos para kompjuterit. Mbani të mbështetur kurrizin dhe sigurohuni që monitori i kompjuterit të jetë në nivelin e syrit.

Planifikoni një vizitë me mjekun
Konsultohuni me mjekun nëse keni dhimbje të qafës që:

Përkeqësohet pavarësisht kujdesit
Vazhdon edhe pas disa javë përkujdesjeje
Dhimbja kalon në krah ose këmbë
Shoqërohet nga dhimbja e kokës, mpirje ose ndjesi shpimi

Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor
Telefononi ambulancën ose kërkoni t’ju shoqërojë dikush në urgjencë nëse keni dhimbje të forta qafe.

Lëndim traumatik
Për shembull, aksident me makinë, aksident gjatë zhytjes ose rrëzim.

Dobësim të muskujve
Dobësimi i muskujve të këmbëve, krahëve ose vështirësi në ecje mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.

Temperaturë e lartë
Nëse keni dhimbje të qafës dhe temperaturë, atëherë ju mund të keni meningjit, një infeksion i membranës e cila mbulon shtyllën kurrizore dhe trurin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook