Ballina Magazine Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë

Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë

Gratë aziatike kanë tërhequr vëmendjen e Perëndimit, falë trupit të tyre të hollë.

Dhe pse gjenetika ka të bëjë shumë, nuk mund të mohojmë se mënyra e tyre e ushqyerjes ka një rol të rëndësishëm.

Dieta koreane u bë e famshme në botë falë vetive të saj dobësuese. 

Në përgjithësi, ka disa “sekrete” të kësaj diete, nga mund të marrim pikënisjen për një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Perimet e freskëta dhe orizi janë baza e dietës koreane, kanë pak kalori dhe janë prezent në të gjitha pjatat kryesore.

Për koreanët, mishi është ushqyes sekondar. Prandaj dieta e tyre ka më pak kalori. Mishi i kuq zëvendësohet nga peshku, apo frutat e detit që janë burim i Omega 3.

Si traditë, supat janë pjesë thelbësore e vakteve koreane. Janë pjata të lehta për tu përgatitur, dhe falë përzierjes së erëzave, dhurojnë dhe ndjesinë e ngopjes.

Çajrat bimorë janë një tjetër motiv, për të quajtur regjimin korean si dobësues.

Kimchi është pjata tradicionale koreane, një ushqim i fermentuar me bazë lakrën kineze të dehidratuar dhe me kripë, shoqëruar me hudhra, xhinxhër, salcë peshku dhe speca. Është ngopës dhe me pak kalori.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook