Ballina Kryesore Disa fakte interesante që duhet t’i dini për djathin

Disa fakte interesante që duhet t’i dini për djathin

Ka pak njerëz që s’janë adhurues të djathit. Djathi është një prej produkteve që mund të ushqehet në çdo shujtë dhe gjithmonë u jep shije të mirë ushqimeve. Por, nëse jeni adhurues i djathit, është mirë që t’i dini dy-tri gjëra për ushqimin tuaj të preferuar, apo jo?

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa fakte interesante sa i përket këtij produkti: Djathi ka mbi 4,000 vjet që është krijuar aksidentalisht. Shumë interesante, një nga ushqimet tona të preferuara mund të mos ishte zbuluar kurrë po të mos kishte ndodhur një gabim.

Legjenda thotë se copa e parë e djathit është krijuar aksidentalisht, duke e ruajtur qumështin në një enë me lukthin e një kafshe. Një enzimë nga lukthi kishte nxitur që qumështi të ndahej në lëng (hirrë) dhe në një copë të fortë. Ajo copë e fortë ishte djathi.

Nevojiten rreth 5 litra qumësht për ta bërë vetëm 0.5 kilogram djathë
Po pra, kjo është e vërtetë, ndërkaq për t’u siguruar se qumështi shndërrohet në djathë të shijshëm, është e rëndësishme që lopa të ushqehet shëndetshëm. Lopët mund të hanë rreth 40 kilogramë ushqim në ditë dhe të prodhojnë rreth 10,000 litra qumësht në vit.

Disa lloje të djathërave janë ilegalë në SHBA. Për shkak të brengave të sigurisë që ndërlidhen me baktere të ndryshme, mbikëqyrësit ushqimorë i kanë ndaluar djathërat e caktuara të futen në SHBA. Kjo përfshin djathërat që bëhen me qumësht të papërpunuar, duke përfshirë llojet e djathit si vijojnë: Brie de Meaux, Reblochon, Valencay, Epoisses, Rqouefort dhe Camembert de Normandie.

Këto lloje të djathërave mund t’i provoni duke udhëtuar në Francë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ "Ti q* robt mu në p*** ty", 20-vjeçarja shan keq të moshuarën në Tiranë, shokohen pasagjerët

Minjve nuk iu pëlqen djathi. Pavarësisht besëtytnisë së njohur, minjve faktikisht nuk iu pëlqen djathi. Nëse do të kishin pasur opsione të ndryshme, ata më parë do të zgjedhnin ëmbëlsirat dhe karbohidratet. Sigurisht se do të hanin djathë nëse nuk do të kishin gjë tjetër përreth, njësoj do bënin shumica e kafshëve, por nuk iu pëlqen djathi domosdoshmërish.

Ka një arsye se përse disa emra të llojeve të djathit shkruhen me të mëdha. Nëse djathi është emëruar pas një qyteti apo shteti, atëherë shkruhet me të madhe.

P.sh. djathi Asiago, Brie, Camembert, Gouda, Gruyere dhe Parmezan.

Djathërat që nuk shkruhen me shkronja të mëdha janë djathi çedër, feta, fontin, mozarella dhe provolone.

Fakte të tjera që duhet ti dini për djathin.
– Kur djathi tretet, ai shndërrohet në opioid. Opioidet tjera që i njihni janë heroina dhe morfina.

– Shkencëtarët në mënyrë të suksesshme kanë krijuar djathë duke përdor baktere njerëzore nga gishtat dhe kërthiza.

– Djathi mund të krijoj varshmëri pasi që përmban morfinë, që vjen nga mëlçia e lopës

– Vetëm në Winsconsin prodhohen rreth 1.5 miliardë kilogramë djathë në vit

– Djathi pule është një prej djathërave më të shtrenjtë në botë dhe vjen nga qumështi i gomarëve të Ballkanit, kryesisht nga Serbia. Vlera e këtij djathi është rreth 600 dollarë për gjysmë kilogramë; është aq i shtrenjtë sepse janë vetëm 100 femra gomare që iu merret qumështi për krijimin e këtij djathi.