Ballina Shendeti Disa nga arsyet përse kemi fryerje barku pasi kemi ngrën ushqim

Disa nga arsyet përse kemi fryerje barku pasi kemi ngrën ushqim

SHPËRNDAJE

Shumica  e njerëzve ndihen shumë të fryer pasi kanë ngrën por asnjë nuk e kupton se nga vjen fryerja. Më poshtë do tu paraqesim disa nga shkaqet që e shkaktojnë fryerjen.

1.Ëmbëlsuesit artificialë: Nëse ju duhet një tjetër arsye për të shmangur ëmbëlsuesit artificialë, duhet të dini se ato mund t’ju shkaktojnë fryrje të barkut. Këto substanca nuk absorbohen në zorrën e hollë dhe përfundojnë tek zorra e trashë, ku fermentohen nga bakteri. Rezultati: gazra të shumta me erë të keqe.

2.Perimet e familjes së lakrës: Perime si lakra, lulelakra, kale dhe brokoli përmbajnë përbërës të fuqishëm kundër kancerit. Ato kanë gjithashtu një lloj niseshteje të quajtur rafinose, që trupi e ka të vështirë ta tresë; prandaj përfundon në zorrë dhe ju shkakton gazra. Nëse nuk jeni mësuar duke ngrënë kështu lloje perimesh, ekspertët rekomandojnë që të filloni duke ngrënë në racione të ulëta dhe gradualisht të rrisni porcionet. Kur të përgatitni supë me lakra, brokoli apo lulelakër, shtoni pak lëng limoni pasi stimulon enzimat tretëse.

3.Ilaçet kundër artritit: Ilaçet jo-steroidale anti-inflamatore mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, por nga ana tjetër mund të shkaktojnë mbledhje të lëngjeve në trup. Përveç se mund të ndiheni të fryrë, ato mund t’ju bëjnë të dukeni të ënjtur në çdo pjesë të trupit. Prandaj ekspertët rekomandojnë një dietë anti-inflamatre (të shmangni ushqimet që shkaktojnë inflamacion), dhe të merrni në konsideratë teknika për trurin dhe trupin (si akupunktura apo meditimi).

4.Produktet e sojës: Për personat që shfaqin intolerancë ndaj laktozës, qumështi i sojës mund të duket një zëvendësues i mirë. Por, duhet të dini paraprakisht: produktet e sojës mund të shkaktojnë fryrje. Ato kanë efekte të ngjashme me estrogjenin në trup, duke çuar kështu në fryrje të barkut. Në këtë rast ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më mirë qumësht kokosi, qumësht bajamesh pa sheqer të shtuar ose qumësht kërpi. Dhe përpiquni të qëndroni larg ushqimeve të paketuara që përmbajnë produktet e sojës.

5.Pijet energjike: Mënyra juaj e preferuar për t’u hidratuar pas stërvitjes mund të shkaktojë fryrje të barkut, falë të gjitha ëmbëltuesve artificialë tek pijet energjike. Mënyra më e mirë për t’u rihidratuar dhe rikthyer elektrolitet: ujë dhe banane. Ose pini lëngje detoks me ujë, kastravec, lëng limoni etj.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakVIDEO/ Po kërkonte për macen e humbur, por e gjen të gëlltitur nga pitoni 5 metra i gjatë
Artikulli tjetër‘Tërbohet’ kavajsi, rrëmben thikën dhe plagos rëndë pronarin e fast-foodit