Ballina Shendeti Dobësimi nis që me vaktin e parë, ndiqni këto rregulla çdo mëngjes...

Dobësimi nis që me vaktin e parë, ndiqni këto rregulla çdo mëngjes për të humbur peshë

Dobësimi nis që në mëngjes, një nga mënyrat më të mira për tu dobësuar është ngrënia e plotë e vaktit të mëngjesit. Që të keni një rezultat të shpejtë ju duhet të ndiqni këto rregulla dhe brenda pak kohësh do të vini re ndryshim në trupin tuaj.

Hani sapo të zgjoheni
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.
Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.
Merrni sa më shumë proteina
Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni. Një studim ka zbuluar se gratë që hanë vezë për mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që e nisin ditën me gjevrek. Ushqimet e pasura në proteina ju mbajnë gjithashtu të ngopur dhe me energji gjatë gjithë ditës, duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet e tjera.
Një banane për mëngjes
Duke ngrënë për mëngjes një vakt të lartë në niseshte rezistente, ju ndihmon të qëndroni të ngopur dhe të digjni më shumë kalori, duke qenë se nxit trupin të përdor yndyrën për energji.
Niseshteja gjendet tek ushqime si banania apo bollguri, prandaj i konsumoni ato bashkë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook