Ballina Magazine Domatet reduktojnë rrezikun e përhapjes së kancerit në stomak

Domatet reduktojnë rrezikun e përhapjes së kancerit në stomak

Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut dhe kjo sipas një një studimi të ri.

Studiuesit kanë zbuluar se ky frut i dietës mesdhetare, pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Ky zbulim i ri, mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Ndryshe nga studimet e mëparshme, që sugjerojnë se vetëm një përbërës tek domatja, likopene, ka veti luftuese ndaj kancerit, studimi i fundit sugjeron se i gjithë ky frut duhet të merret në konsideratë.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frutin”, ka thënë autorja e studimit.

LEXO EDHE:  Habit studimi i ri/ Ky është vendi ku balta mund të ndryshojë ekonominë globale

Hulumtuesit analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.

“Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre. Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj”, thonë hulumtuesit shkencorë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook