Ballina Kryesore Doni të bëheni me fëmijë? Stina kur nuk rekomandohet të kryeni marrëdhënie

Doni të bëheni me fëmijë? Stina kur nuk rekomandohet të kryeni marrëdhënie

Është i ditur fakti që stina e verës, bën që të shpërthejnë hormonet. Mundësitë për të ngjizur një fëmijë janë më të shumta në verë, por ka diçka që duhet mbajtur parasysh.

Është zbuluar se fëmijët e ngjizur në verë, priren të jenë obezë dhe për këtë faji bie mbi babanë. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim zviceran, i publikuar në revistën shkencore “Nature Medicine”, i zhvilluar nga një grup shkencëtarësh të poliklinikës “Eth” në Zyrih.

Sipas studiuesve, meshkujt të cilët para se të kenë një raport seksual lënë pas dore kohën dhe temperaturën, përcjellin më shumë dhjam bashkë me spermën.

Christian Wolfrum, një nga drejtueset e studimit, thotë se e njëjta gjë nuk ndodh me fëmijët e ngjizur në dimër.

Për të arritur në këtë përfundim mjekët mbajtën nën monitorim minj në temperatura 23 gradë dhe 8 gradë, në periudhën e çiftëzimit.

Rezultoi se temperatura nuk kishte rëndësi për femrën, por se ishte mashkulli ai që ndikonte, duke përcjellë më shumë yndyrë.

Kësisoj studiuesit thonë që është shumë më mirë që tentativat për shtatzëni, ti bëni gjatë stinës së ftohtë.