Ballina Shendeti Doni të dilni me sukses në provime? Ja ushqimet që duhet të...

Doni të dilni me sukses në provime? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Në mënyrë që truri të funksionojë sa më mire gjatë periudhës së provimeve ai duhet të ushqehet në mënyrën e duhur. Kështu truri do jetë i përshtatur për të përballuar lodhjen dhe ngarkesën.

Ju duhet të ushqeheni katër herë në ditë me produktet më të shëndetshme. Drithërat, perimet e thata, buka e zezë, spinaqi dhe produktet me vitamine B janë ato që sjellin energjinë e duhur.
Kundër lodhjes merrni proteinat e nevojshme me mish, veze, djathë. Për kujtesën konsumoni më tepër peshq të pasur me omega 3, perime të thata dhe banane, të cilat përmbajnë magnez dhe ndihmojnë prodhimin e neuromediatorëve. Ditën e provimeve konsumoni makarona, oriz e patate, të cilat luftojnë stresin dhe ankthin.
Çfarë të konsumoni ndërmjet provimeve? Niseni ditën me një mëngjes të mirë, por fillimisht konsumoni një gotë ujë në mënyrë që të largoni toksinat. Lyeni disa feta bukë të thekur me gjalpë, mbushni një tas me drithëra dhe qumësht ose një kos dhe konsumoni gjithashtu edhe një frutë ose lëng frutash për më tepër vitamina.
Mes mëngjesit dhe drekës konsumoni pak çokollatë te zezë ose ndonjë ëmbëlsirë. Në drekë, nëse nuk keni shumë kohë, një sandwich i shëndetshëm, një frut dhe një kos janë të mjaftueshme.
Po pas provimeve? Pas stresit vjen relaksimi. Pas emocioneve te forta është koha të merreni me aktivitet fizik apo yoga dhe të konsumoni ushqimet e duhura. Çokollata e zezë, bajamet, arrat dhe faret e lulediellit janë të shkëlqyera. Mjalti gjithashtu ul ankthin kështu që shijoni edhe ndonjë lugë prej tij.