Ballina Shendeti E dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?

E dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?

Sipas një studimi të fundit, konsumimi i një bananeje përditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

E pasur me kalium, ushqime si bananet mund të pengojnë bllokimet fatale dhe pengojnë ngushtimin e arterieve.

Studiuesit në Universitetin e Alabamës zbuluan efektet pasi analizuan minjtë që rrezikonin sëmundje zemre.

Ata u ushqyen me nivele të ulëta, të mesme apo të larta kaliumi, dhe rezultatet treguan se arteriet e atyre që u ushqyen me nivele të ulëta u ngushtuan më shumë.

LEXO EDHE:  Nëse po përpiqeni të dobësoheni, ju vjen në ndihmë kjo sallatë me fruta

E kundërta ndodhi me ato që morën sasi të mëdha kaliumi. Mendohet se minerali jetik pengon atakët në zemër dhe goditjet në tru tek njerëzit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook