Ballina Shendeti E keni tepruar me pijen mbrëmë, ja çfarë duhet të hani për...

E keni tepruar me pijen mbrëmë, ja çfarë duhet të hani për të shpëtuar nga dhimbja e kokës

Nëse keni abuzuar me alkoolin, ja çfarë duhet të hani që të shpëtoni nga dhimbja e kokës.

Duhet të ekzistojë me patjetër diçka që lehtëson dhimbjen e kokës, ndjesinë e të përzierit,të vjellat dhe të ndjerit keq pas dehjes, konsumoni këto ushqime për t’u çtoksikuar.

1. Kastraveca turshi: Shumë pije e lënë trupin të varfër nga vitaminat, kripërat dhe mineralet. Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitamina K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastraveca turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.

2. Peshk ton: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shumë të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

3. Bananet: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

4. Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

5. Fasulet: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakIu arrestua kunati, reagon ashpër Artur Zheji: Persekutim politik si në komunizëm, filloi lufta e…
Artikulli tjetërKafshohet nga gjarpëri në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë gruaja shtatzënë