Ballina Kryesore E thjeshtë dhe falas, ja si të hiqni celulitin në kushte shtëpie

E thjeshtë dhe falas, ja si të hiqni celulitin në kushte shtëpie

Duke qenë se vera është shumë pranë të gjithë, po mendojnë për plazhin.

Dhe sigurisht ashtu si një vit a shumë vite më parë, një prej shqetësimeve kryesore të verës është celuliti. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij.

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe edhe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra dhe trajtimi i tij në qendra estetike mund të mos jetë gjithmonë i suksesshëm, përveç se i kushtueshëm sa qimet e kokës.

Këto janë ushqimet magjike që zbehin shenjat e celulitit dhe përgatisin trupin tuaj para sezonit të plazhit.

1.Kastravecë

Një arsye për t’i pëlqyer më shumë kastravecët: Ata janë hidratues dhe të pasur me vitamina të ndryshme. Aplikoni feta të kastravecit direkt tek lëkura, pasi përbërësit kimikë tek kjo perime ndihmon për të tendosur kolagjenin dhe zhdukur shenjat e celulitit.

2.Kafeja

Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrat. Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni llumin e kafes me disa nga vajrat tuaj të preferuar – vaji i ullirit ose bajame – dhe e keni gati! (lexo më shumë këtu)

3.Xhelatina

Xhelatina që nuk përmban sheqer ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese. Një veçori e saj e jashtëzakonshme është rritja e prodhimit të kolagjenit. Mjafton vetëm që të hidhni çdo ditë pak pluhur xhelatine tek pija juaj e preferuar për të neutralizuar mungesën e kolagjenit, që është edhe një nga shkaktarët kryesor të celulitit.

LEXO EDHE:  "Arrest shtëpie" për ish-ministrin e Brendshëm, reagon Basha: Duhet të ishte në qeli, loja Rama-Tahiri vazhdon

4.Banjo me alga deti

Talasoterapia është një trajtim francez për kujdesin ndaj lëkurës që përfshin aplikimin e ujit të ngrohtë dhe algave të detit në lëkurë. Algat e detit janë të pasura në jod, që rrit funksionin e tiroides dhe qarkullimin e gjakut, duke minimizuar kështu celulitin. Burimi: Women’s Health

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook