Ballina Kryesore E tmerrshme! Kush nuk pi alkool, rrezikon të çmendet

E tmerrshme! Kush nuk pi alkool, rrezikon të çmendet

Një studim i ri thotë se njerëzit që nuk konsumojnë alkool në moshën e mesme janë në rrezik më të madh të zhvillimit të çmendurisë sesa ata që pijnë vlera të moderuara, me përfitimeqë i ka pija e verës ku futet edhe shëndeti.

Studiuesit zbuluan se mungesa e alkoolit rrit me 45 %  shanset për t’u çmendur krahasuar me ata që pinin brenda kufijve të rekomanduar – deri në një shishe verë në javë.

Por edhe njerëzit të cilët pinë mbi masën e lejuar ishin gjithashtu në rrezik, thonë studiuesit nga University College London dhe Instituti Francez për Shëndetësinë, Inserm. Rreziku i tyre shtohej aq herë sa rritej sasia e konsumuar.

“Ne tregojmë se edhe mungesa e gjatë e alkoolit, edhe konsumimi i tepruar i tij mund të rrisin rrezikun e çmendurisë”, shkruajnë autorët e studimit, botuar në British Medical Journal. “Duke pasur parasysh numrin e njerëzve që jetojnë në çmenduri dhe që pritet të trefishohet deri në vitin 2050 dhe mungesa e një kurimi, atëherë çelësi është parandalimi “.

Krahas atyre që nuk konsumojnë alkool, studimi gjeti gjithashtu rritje të rreziqeve të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Këto janë dy kushte të tjera të cilat mund të kontribuojnë në çmenduri, një term që lidhet me humbjen e kujtesës, të menduarit dhe funksioneve të tjera njohëse, dhe shkaku kryesor i numrit të vdekjeve  në Britani të Madhe.

Konsumi i moderuar i alkoolit është shfaqur edhe më parë si këshillë për të ndihmuar në uljen e nivelit të kolesterolit dhe presionit të gjakut dhe kjo mund të jetë një mënyrë për t’u mbrojtur nga çmenduria.

Megjithatë autorët thonë se do të ishte pothuajse e pamundur të gjendej një shkak definitiv pa provuar një eksperiment më të madh dhe praktik.

LEXO EDHE:  FOTO/ Gafa e deputetes së PD-së, ngatërron Pentagonin me...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook