Ballina Kryesore E vërteta e tmerrshme, ja çfarë fshihet pas thonjve me xhel

E vërteta e tmerrshme, ja çfarë fshihet pas thonjve me xhel

Një mbretëreshë e bukurisë nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si u diagnostikua me kancer të lëkurës në moshën 18-vjeçare,nga trajtimi i thonjeve me manikyr xhel.

Miss Illinois, Karolina Jasko, tashmë 20 vjeç, po bënte thonjtë me xhel kur vuri re një vijë të zezë nën thonjtë e saj.

Ajo shkoi menjëherë te mjeku për t’u kontrolluar dhe u diagnostikua me melanomë. Gishti i saj i madh, tashmë është i prekur nga kanceri dhe ka humbur disa thonj.

Duke folur për Fox 46, Karolina tha: “Kisha këtë vijë të zezë vertikale te thonjtë, por nuk e kisha vënë re kurrë, sepse gjithmonë i kisha thonjtë me akrilik”.

“Mjekët më thanë se me shumë mundësi kanceri ishte shkaktuar nga xheli dhe drita”.

Karolina, e cila është në garë në konkursin e bukurisë Miss USA, tha se ajo dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet potenciale të dritave UVA të përdorura në manikyrat e xhelit.

Llambat lëshojnë dritën UVA  që “vulos” manikyrin xhel që e bën atë të zgjasë deri në tre javë.

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, ekspozimi UV gjatë manikyrëve xhel është një fenomen shqetësues.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook