Ballina Shendeti Eleminoni celulitin në kushte shtëpie vetëm me 3 përbërës

Eleminoni celulitin në kushte shtëpie vetëm me 3 përbërës

Celuliti është ‘fenomen’ shqetësues dhe aspak estestik në trupin tonë, ndaj edhe shumica prej nesh duan ta eleminojnë, por nuk dinë se si.

Ja si mund ta eleminoni në kushte shtëpie vetëm me anë të 3 përbërëve:

Hapi i parë: Eksfoljimi
Merrni një sasi të vogël vaj ulliri, aplikojeni në të gjithë trupin dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas bëni një dush me ujë sa më të ngrohtë, në rast se keni probleme me venat varikoze këshillohet ujë i vakët. Fërkoni zonat ku keni shenja celuliti me ndihmën e një sapuni neutral dhe një sfungjeri vegjetal. Ky trajtim eksfoljues eleminon qelizat e vdekura të lëkura dhe hap poret duke lehtësuar në këtë mënyrë penetrimin e trajtimit anticelulit.

Hapi i dytë: Limon dhe vaj ulliri
Për të realizuar hapin e dytë të këtij trajtimi duhet që të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe limonë të cilët kanë lëkurë të pastër, sepse ky është edhe elementi kyç që siguron efektivitetin e trajtimit. Merrni 10 kokrra limona dhe qërojini. Lëkurat e tyre shtojini në një vazo qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri ekstra të virgjër. Më pas mbylleni hermetikisht dhe lëreni në një vend të freksët për 10-14 ditë. Pasi të ketë kaluar periudha e përcaktuar më lart, duhet të hapni vazon dhe të filtroni përzierjen. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmjë pasi nëse e bëni gjatë ditës, acidi citrik rrezikon t’ju djegë lëkurën.

Hapi i tretë: Avokado
Avokado është një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore Omega-3 të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në parandalimin e shfaqjes së celulitit dhe strijave. Për vazhdimin e trajtimit ju nevojitet fara e avokados, të cila duhet t’i bluani në blender dhe t’i bashkoni me vajin e ullirit dhe limonit. Ruani përzierjen në frigorifer dhe aplikojeni 2 herë në javë duke e shoqëruar me lëvizje rrethore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakA rrezikohemi nga asteroidi që do të fluturojë pranë Tokës, flet NASA
Artikulli tjetërDrogë e municione, në pranga 4 persona në Lezhë. Policia jep detaje