Ballina Shendeti Erdhi Vera, si të humbim sa më shumë kalori

Erdhi Vera, si të humbim sa më shumë kalori

Klinika Mayo, me qendër në SHBA ka bërë një hulumtim përsa i përket 10 metodave më efektive që për një orë të bëjnë të humbësh sa më shumë kalori të jetë e mundur.

Vetëm se një stërvitje djeg më shpejt kalori nuk do të thotë se është domosdoshmërisht opsioni më i mirë. Ushtrimi më i mirë është ai që ti e bën me qejf dhe në mënyrë të rregullt.

  1. Joga (228 kalori në orë) është një ushtrim i cili është i përqëndruar në mbajtjen e trupit në një pozicion specific.
  2. Ecje e ngadaltë (255 kalori në orë). Të dalësh për një shëtitje të ndihmon në humbjen e kalorive
  3. Bowling të ndihmon të humbasësh 273 kalori në orë.
  4. Vallëzimi 273 kalori në orë
  5. Çikilizëm i ngadaltë djeg rreth 364 kalori në orë
  6. Gjimanstika dhe vrapimi djegin rreth 455 kalori në orë
  7. Gjimnastika e ujit. Të bësh not në pishinë apo në det djeg 501 kalori në orë
  8. Të gjitha llojet e sporteve janë të ndihmojnë për të pasur një trup në formë dhe të shëndetshëm. Vollejbolli të ndihmon të humbasësh 364 kalori në orë, ndërsa basketbolli dhe tenisi që kërkojnë një stërvitje më të madhe djegin 728 kalori në orë
  9. Nëse ju luani golf dhe peshoni 90 kg do të digjini 391 kalori në orë
  10. Taekwondo është një sport mjaft intensive dhe konkurues në këtë listë pasi djeg 937 kalori në orë