Ballina Kuriozitet FANTASTIKE / Personaliteti dhe karakteri juaj varen nga grupi i gjakut qe...

FANTASTIKE / Personaliteti dhe karakteri juaj varen nga grupi i gjakut qe keni !

Në disa kultura, grupi i gjakut merr të njëjtën rëndësi sa horoskopi dhe 12 shenjat e zodiakut.

Njësoj si yjet që mund të parashikojnë të ardhmen, të tjerë besojnë se grupi i gjakut lidhet drejtpërdrejte me natyrën dhe personalitetin e njerëzve.

Më poshtë do të lexoni karakterin sipas grupit të gjakut !

Grupi i gjakut A

Individët me tipin A të gjakut vendosin të tjerët para. Ata janë dëgjues të mirë dhe miq të shkëlqyer. Njerëzit me grup gjaku A priren t’i fshehin emocionet dhe në fillim mendojnë gjithmonë për të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.
Këta njerëz shquhen për aftësitë e tyre në fusha si: kontabilistë, bibliotekarë, avokatë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Në dashuri, përshtaten më shumë me individë të tjerë të tipit A ose ato AB.

Grupi i gjakut B

Njerëzit me gjak B janë tejet të hapur dhe mirëpresin çdo gjë të re në jetën e tyre.
Njësoj si njerëzit A dhe personat e grupit të gjakut B bëjnë lehtësisht miq, por me një ndryshim. Kur vjen puna tek problemet këta janë njerëzit që vendosin dhe mendojnë gjithmonë për veten e më pas për të tjerët.
Individët e Tipit B janë tepër shprehës dhe mund të “lexohen” lehtësisht nga të tjerët sepse gjuha e trupit i tradhton. Për shkak të kësaj, ata mund të bëjnë mjaft mirë profesionin e psikologut, gazetarit.

Grupi i gjakut AB

Këta njerëz janë tejet spirituozë shumë racionalë dhe të ekuilibruar. Ata janë planifikues dhe organizatorë të shkëlqyer. Individët e grupit AB kanë aftësinë për të mbi-prodhuar hormonet si adrenalina, duke I bërë këta njerëz mjaft aktivë.
Ju do të shkëlqeni ne marrëdhëniet me publikun, si dhe pozita menaxhuese dhe arsimore.

LEXO EDHE:  FOTO/ Njihuni me 11 pleqtë "super" muskulozë

Grupi i gjakut O

Ky është lloji më i zakonshëm i gjakut. Njerëzit e Lloji O kanë një fuqi të pazakontë, shkruan Living. Ata mund të jenë aktivë 24 orë në ditë dhe asnjëherë nuk thonë u lodha..
Ata janë shumë konkurrues dhe kanë tendencë të fokusohen tek fama sesa tek krijimi i lidhjeve të reja. Për shkak të kësaj, ata janë shumë të aftë në pozita udhëheqëse. Këta njerëz shkëlqejnë në fusha si kontabilistë, politikanë, biznesmenë dhe si dhe terapistë.

KERKONI SHENJEN TUAJ
Search for:
Search …
BASHKOHUNI ME NE NË FACEBOOK :