Ballina Kryesore Flini keq? Ja ushqimi i thjeshtë që nuk e kishit menduar kurrë...

Flini keq? Ja ushqimi i thjeshtë që nuk e kishit menduar kurrë për gjumë të rehatshëm

Nuk është sekret që ajo çka hani dhe sasia që hani në darkë ndikojnë mbi gjumin.

Por a e dinit që është një ushqim fare i zakonshëm që mund t’ju ndihmojë për tetë orë gjumë të qetë?

Dietologia australiane Sharon Natoli thotë se vezët për darkë janë ndër qetësuesit më të mirë natyralë.

“Ndonjëherë diçka e thjeshtë si vezë për darkë mund të jetë një qetësues natyral, sepse e bardha e vezëve ndihmon trupin të përgatitet për gjumë duke prodhuar melatoninë”, tha Natoli për Daily Mail Australia.

“Veza është burim i pasur me tryptophan, amino acid që ndihmon të flesh më mirë për periudha më të gjata duke i thënë të pushojë natën”.

Sharon shtoi se vezët nuk ndihmojnë vetëm për gjumë më të rehatshëm, por ndihmojnë edhe kundër shtimit në peshë, plakjes e madje edhe për uljen e nivelit të stresit.

Në lidhje me sasinë, Australian Eggs thotë se kolesteroli i tyre nuk është i keq për trupin dhe dy vezë në ditë bëjnë shumë mirë.

Veza përmban me shumicë edhe vitaminat B, përfshirë B12, B5, biotin, thiamine e riboflavin bashkë me selenium. Ato ndihmojnë për lëkurë, flokë e thonj të shëndetshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook