Ballina Magazine Fryrja e stomakut, ja si ta largoni këtë problem menjëherë

Fryrja e stomakut, ja si ta largoni këtë problem menjëherë

Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj.

Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit, transmeton Telegrafi.

Eksperti i nutricionit, ka këshilluar gjatë një interviste të konsumoni lëng që përbëhet me limon, kastravecë, mollë dhe pjeshkë për ta zvogëluar fryerjen e barkut.

“Limoni dhe kastraveci e pastrojnë sistemin e trupit. Duke shtuar mollë dhe pjeshkë ju e bëni pijen të pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin e duhur të organizmit”, ka thënë ai.

Edhe nutriconistja Stephanie Middleberg ka sugjeruar se kastraveci dhe limoni ndihmojnë në zvogëlimin e fryerjes së barkut.

“Jo vetëm se merrni vitaminë C nga limoni, por është mënyrë e mahnitshme edhe për të ndihmuar në sistemin e tretjes. Në anën tjetër, kastraveci rekomandohet për shkak se ndihmon në uljen e ënjtjes”, tha ndër të tjera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook