Ballina Kryesore Gërhitja, ndërlikimet shëndetësore dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Gërhitja, ndërlikimet shëndetësore dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Gërhitja e përhershme mund të bëhet më tepër se një bezdisje.

Përveç pengimit të gjumit të partnerit/partneres, nëse gërhitja shkaktohet nga apnea obstruktive e gjumit, ju mund të rrezikoheni nga ndërlikime të tjera, ku përfshihet:

– Gjendje përgjumje
– Frustim i shpeshtë ose zemërim
– Vështirësi në përqendrim
– Rrezik më të lartë nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës.
– Probleme në sjellje, siç është sulmi ose problemet në nxënie tek fëmijët me apnea -obstruktiv të gjumit.
– Një rritje e rrezikut të aksidenteve të automjeteve për shkak të mungesës së gjumit.

Paraqituni tek mjeku nëse keni këto simptoma:

– Zhurmë gjatë fjetjes
– Gjendje të përgjumur gjatë ditës
– Vështirësi në përqendrim
– Dhimbje koke në mëngjes
– Dhimbje të fytit
– Gjumë jo të qetë
– Gulçime ose marrje fryme gjatë natës
– Tension i lartë i gjakut
– Dhimbje të kraharorit gjatë natës
– Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj
– Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma
pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët./shendeti/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook