Ballina Shendeti Gjethet e kësaj bime stimulojnë oreksin, tresin ushqimin dhe rregullojnë metabolizmin!

Gjethet e kësaj bime stimulojnë oreksin, tresin ushqimin dhe rregullojnë metabolizmin!

Një nga vetitë kryesore të dafinës është të qënit e pasur me vajra thelbësore. Këto vajra gjenden te gjethet  e saj.

Gjethet e dafinës mund të mblidhen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit, por janë veçanërisht të pasura me veti dhe përfitime të esencave aromatike gjatë dimrit dhe në fillim të pranverës.

Që nga kohët e lashta, dafina ka qënë simbol i lavdisë, paqes dhe sigurisë. Veprimi i saj i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme ka qenë i njohur që nga grekët dhe romakët. Dafina është një erëz që, përveç rolit të madh që luan në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, ka një sërë vlerash shumë të dobishme për shëndetin.

Në mesin e përbërësve të pranishëm në gjethet e dafinës është eugenoli dhe limoneni, të cilët janë të shoqëruar me substanca të tjera aktive të dobishme për shkak të vetive të tyre antiseptike, antioksidante, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe anti-kancerogjene.

Gjethet e freskëta të dafinës janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C. Në 100 gr. gjethe dafine ka 46,5 mg. Vitaminë C, rreth 77% e sasisë ditore që duhet marrë. Vitamina C ose acidi askorbik, është një nga antioksidantët natyroralë më të fuqishëm në gjendje për të luftuar veprimin e radikaleve të lira. Vitamina C gjithashtu ka efekte antivirale, stimulon sistemin imunitar dhe nxit shërimin e plagëve.

Përveç kësaj, ndër të tjera, kur ato janë të freskëta janë një burim i mirë i acidit folik. Ajo përmban rreth 180 miligram për 100 gram. Acidi folik është i rëndësishëm për sintezën e ADN-së dhe në rrjedhën e shtatzënisë pengon shfaqjen e defekteve të femijëve pas lindjes. Gjethet e dafinës përmbajnë edhe vitaminë A, thelbësore për ruajtjen e shikimit, lëkurës dhe mukozës.

Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë A mbron mushkëritë nga kanceri. Në gjethet e dafinës janë të pranishme edhe vitamina të grupit B, të tilla si niacina dhe riboflavina. Vitamina B rregullon metabolizmin, kontribuon në sintezën e enzimave dhe funksionimin e sistemit nervor.

Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban. Brenda tyre në fakt gjejmë kalium, bakër, kalcium, mangan, hekur, selen, zink dhe magnez. Kaliumi është i rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut dhe frekuencën e zemrës. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Në mjekësinë bimore dafina njihet si laksativ, diuretik dhe stimulues i oreksit. Çaji i dafinës është përdorur për lehtësimin dhimbjeve të stomakut apo dhimbjeve të barkut.

Përmbajtja e acidit larik në gjethet e saj është një ilaç natyral kundër insekteve dhe parazitëve. Komponentët e pranishëm në gjethet e dafinës janë përdorur për prodhimin e produkteve medicinale për trajtimin e artritit, dhimbjeve muskulare, bronkitit dhe simptomave të gripit.

Çaji i përftuar nga gjethet e dafinës ndihmon tretjen dhe largon gazin nga aparati gastro-intestinal. Dafina është gjithashtu një ilaç i dobishëm në rastin e sulmeve të nervit shiatik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakShqipëria po shuhet, ja të dhënat e tjera të trishta të INSTAT
Artikulli tjetërFuga: Na duhet një ligj kundër skllavërisë moderne