Ballina Shendeti Gjuha si pasqyrë e shëndetit, ja sëmundjet që mund të kuptoni përmes...

Gjuha si pasqyrë e shëndetit, ja sëmundjet që mund të kuptoni përmes saj

Gjuha është një organ që ju ndihmon të përtypeni, gëlltisni apo të shijoni ushqimet.

Por gjithashtu gjuha juaj mund t’u tregojë edhe shumë gjëra për shëndetin tuaj.

Diabeti
Pjesa më e madhe e njerëzve të prekur nga diabeti kanë një problem shumë të madh me gjuhën. Krijohet një shtresë me disa njolla të bardha, të cilat ngjanë si infeksion, por në fakt këto janë shenjat e para të diabetit.

Sindroma e Sjogrenit
Kjo është një sëmundje auto-imune që prek kryesisht gjëndrat e pështymës dhe kanalet e lotit. Kjo më pas rezulton në sy dhe gojë të tharë, si dhe shkakton krijimin e shtresës së bardhë në gjuhë.

Kancer
Gjuha mund të zbulojë kancerin e kokës, qafës apo atë oral. Çdo lëndim në gjuhë apo një formë më e ngritur që ngjan me ënjtje dhe që zgjat më shumë se dy javë duhet të kontrollohet patjetër.

Mungesa e Vitaminave
Gjuha ngjyrë rozë në të kuqe do të thotë se gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj. Gjuha shumë e kuqe do të thotë se në trup ka mungesë të acidit folik, Vitaminës B12 ose hekurit. Zakonisht këto mungesa mund të zëvendësohen me suplemente ose me një dietë të pasur ushqimore.

Stresi
Plagët e infeksioneve, të cilat nuk duhet të ngatërrohen me plagët që shkaktohen nga një virus, mund të jenë një shenjë stresi. Ato mund të shfaqen në gjuhën tuaj ose në pjesë të tjera të gojës. Nëse i keni këto plagë të vogla të përcipta, provoni të bëni gargarë me ujë të kripur të ngrohtë dhe të shmangni ushqimet e yndyrshme. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  I ftohti na bën mirë për shëndetin, ja pse është aleati më i mirë i trupit tonë