Ballina Magazine Habisin shkencëtarët: “Ethet tropikale” mund të transmetohen edhe seksualisht

Habisin shkencëtarët: “Ethet tropikale” mund të transmetohen edhe seksualisht

Shkencëtarët kanë zbuluar se sëmundja tropikale e cila ngjtitet nga pickimi i një lloj mushkonje, mund të transmetohet edhe seksualisht.

Zbulimi i ri, vjen pasi shkencëtarët testuan spermën e një njeriu që mori sëmundjen e mushkonjave, gjatë kohës që ishte me pushime në Tajlandë.

Kjo do të thotë, se mund të ketë një shans të transmetimit të virusit seksualisht, edhe pasi personi mbartës të mund të jetë përmirësuar.

Ethet tropikale, që shoqërohen me temperaturë dhe ethe akute e të pashpjegueshme, zakonisht janë të padëmshme – shumica e njerëzve zhvillojnë simptoma të gripit si një ethe e lehtë dhe si dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të nyjeve.

Megjithatë, raste të caktuara mund të zhvillohen në simptoma të rënda, pasojat e të cilave mund të jenë fatale.

Lajm i mirë është se vetëm një, ose dy për qind e këtyre rasteve në të vërtetë bëhen të rënda, por lajmi i keq është se nuk ka akoma një kurë të njohur për atë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook