Ballina Shendeti Hurmat rrezikojnë t’ju dëmtojnë organizmin, ja katër rastet kur nuk duhet ti...

Hurmat rrezikojnë t’ju dëmtojnë organizmin, ja katër rastet kur nuk duhet ti konsumoni

Hurma njihet si fruti magjibërës, pasi ka veti të kurojë shumë sëmundje dhe pikërisht tashmë është stina e hurmave, por jo gjithmonë duhet ti konsumojmë ato.

Do të tregojmë katër raste kur nuk duhet të konsumojmë hurmat.

Mos konsumoni hurma me stomakun bosh
Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide tretës. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulcera, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë
Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë, etj; dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

Konsumojini hurmat pa lëkurë
Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet heqja e lëkurës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook