Ballina Kryesore Ja çfarë duhet të bëjmë nëse na godet dielli në kokë

Ja çfarë duhet të bëjmë nëse na godet dielli në kokë

Temperatura e lartë e trupit ka disa simptoma që shfaqen menjëherë me shenja të ndryshme në çdo organizëm.

Simptomat e para janë dhimbje koke, marramendje, shqetësim, përgjumje, skuqje të fytyrës dhe temperaturë trupore mbi 38.9 gradë Celsius. Gjithashtu zhurma në veshë, probleme me shikim dhe dobësim, mund të ketë edhe humbje të vetëdijes. Ekzistojnë disa detaje që na ndihmojnë që të mbajmë larg problemet që mund të na shkaktohen nga i nxehti.

Kërkoni vend të freskët

Personi i goditur nga dielli duhet të hyjë nën hije ose në një ambient me klimë. Bëni një dush të vakët. Vendosni një leckë të lagur ose shirit në pjesën e prapme të qafës ose nën sqetull.

Pushoni

Personi i goditur nga dielli duhet të pushojë, pasi rrezikohet edhe nga humbja e vetëdijes. Nëse personi humb vetëdijen, ktheni atë në anën e majtë, pasi qarkullimi i gjakut do të funksionojë më shpejt.

Hidratimi

Kompensoni humbjen e lëngjeve, por jo shumë shpejt. Pini ujë të kripur, pasi kjo do të shtypë dehidratimin dhe humbjen e kripës së shkaktuar nga djersitja. Uji nuk duhet të jetë tepër i nxehtë për të parandaluar mundësinë e përplasjes së shokut. Nëse nuk keni ujë të kripur, gjithashtu mund t’ju ndihmojë edhe uji i zakonshëm.

Mos bëni panik

Qëndroni të qetë. Një person i goditur nga dielli mund të bëjë panik, por është e rëndësishme të mbetet i qetë, e cila arrihet nëpërmjet frymëmarrjes së thellë. Ndjenja e ankthit do të përshpejtojë vetëm pompimin e gjakut, i cili do të rrisë më tej temperaturën e trupit.

Masazh

Bëni masazh në muskuj për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Ngërçet në muskuj janë simptoma të hershme të goditjes nga dielli.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ndodh e pabesueshmja në miqësoren Kosovë-Shqipëri, ja rezultati befasues

Thirrni ndihmën e shpejtë

Nëse dhimbja e kokës, ankthi dhe fytyra e skuqur zgjasin për më shumë se një orë, atëherë nevojitet të thirret ndihma e shpejtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook