Ballina Kryesore Ja shenjat që tregojnë se jeni duke dëmtuar organizmin me konsumimin e...

Ja shenjat që tregojnë se jeni duke dëmtuar organizmin me konsumimin e shumë kafeve

Në çdo gjë duhet të kënaqeni me masë, por ky rregull vlen edhe për konsumimin e kafesë.

Shumica e njerëzve nuk e fillojnë ditën pa një filxhan kafe, mirëpo lajm i mirë është që kjo ka edhe mjaft përparësi shëndetësore, siç janë jetëgjatësia dhe ulja e rrezikut nga demencia.

Mirëpo, teprimi me këtë pije mund të çojë deri te efektet anësore të cilat deri tani ndoshta edhe i keni vërejtur por nuk i keni lidhur me kafen. Natyrisht, nuk duhet të hiqni dorë nga kjo pije, por kushtoni kujdes të mos e teproni me sasinë ditore.

1. Jeni të shqetësuar
Nga teprimi me kafe bëheni dukshëm nervoz, sepse kafeina stimulon sistemin e mesëm nervor, ndërsa njëkohësisht lidh nivelin e adrenalinës, dopaminës dhe glutaminës.

Ky kombinim mund të çojë deri te vështirësitë, nervozizmi, rrahjet e shpejta të zemrës, madje edhe deri te shpërthimi i hidhërimit.

2. Energjia ju bie gjatë ditës
Kafja mund t’ju këndellë shumë shpejt dhe t’ju japë elan energjie, mirëpo kur ajo energji të shpenzohet do të ndodhë ulje shumë e fuqishme.

Disa hulumtime kanë treguar edhe se kafeina mund të shkatërrojë produktivitetin, gjë që mund të çojë deri te sabotimi në punë.

3. Shpesh ju duhet të shkoni në tualet
Kafeina është diuretik, gjë që do thotë që me pirjen e shpeshtë të kafes shpesh do të urinoni, aq më parë nëse kafe pini shpesh.

Derisa hulumtimi tregon se si nga kafja nuk mund të dehidratoheni, e vërteta është që edhe pse me të nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi juaj nuk do të jetë mjaft i hidratuar.

4. Orari i gjumit ju është çrregulluar
Ekspertët pajtohen që kafja mund të çrregullojë gjumin dhe të zvogëlojë cilësinë e tij, por edhe gjatësinë. Madje edhe nëse kafen e konsumoni 6 orë para se të shkoni në gjumë, mund të ndodhë që në mbrëmje të mos mund të flini.

LEXO EDHE:  Ushqimet që duhet të shmangni në 2018

Kafja gjithashtu mund të çrregullojë ritmin ditor të organizmit tuaj, për çka do të ndiheni të lodhur dhe të plogësht gjatë ditës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook