Ballina Shendeti Ja si ndikon teknologjia për shtimin e rrudhave në disa pjesë të...

Ja si ndikon teknologjia për shtimin e rrudhave në disa pjesë të trupit

Teknologjia celulare ka arritur majat dhe në këto momente, askush nuk mund të mohojë përparësitë e saj, por as të heqë dorë prej saj.

Megjithatë, sa i takon çështjeve të bukurisë, edhe ekrani i madh i një tableti apo ekrani i një smartfoni po shkakton shqetësime të shumta.

Me sa duket, përdorimi i këtyre mjeteve teknologjike shkakton rrudha të padëshiruara në pjesën e qafës, e ndaj, gjatë kohëve të fundit gjithmonë e më shumë persona po i drejtohen asaj që njihet si “tech neck”, e cila është trendi i fundit i produkteve kozmetike, i cili ka si qëllim eliminimin e rrudhave dhe bonifikimin e qafës në të njëjtën kohë.

“Duke jetuar në një epokë teknologjike ku thuajse 100% e pacientëve posedojnë një smartfon, një iPad apo një kompjuter e laptop, kemi vënë re një rritje të ndërhyrjeve “teck neck”,- ka shpjeguar doktori Preema Vig.

Sipas tij, mbajtja e qafës në mënyrë të vazhdueshme të ulur gjatë ditës, për periudha të gjata kohore, mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, sipas mjekut, përdorimi i përditshëm i kompjuterit çon në krijimin e rrudhave në ballë dhe në pjesën e syve, pra në fytyrë.