Ballina Kuriozitet Ja si ta qetësoni diarrenë dhe hemorragjinë me këtë bimë!

Ja si ta qetësoni diarrenë dhe hemorragjinë me këtë bimë!

Bargjaku (Lythrum salicaria, familja Lythraceae) është bimë e zakonshme në vendin tonë, që gjendet në zonat fushore buzë vijave me ujë.

Bima lulëzon në periudhën qershor-tetor dhe përbëhet prej majash të lulëzuara, të thara të bargjakut.

Bima përdoret në diarretë që shoqërohen me humbje të tonusit të zorrëve, si qetësuese. Ajo përdoret edhe kundër hemorragjisë në dizanterinë bacilare.

Bima e bargjakut ka veti të lehta antibiotike prandaj përdoret edhe në gastroenterit, në tifo dhe në dizenteri.

Përbërësit:

1 litër ujë 
30-40 gram bargjak i copëtuar

Përgatitja:

  • Në një enë me ujë të valuar vendosni për të zierë bimën e copëtuar. 
  • Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 minuta, pastaj çaji kullohet nëpërmjet një nape.
  • Pihen 300-500 gr çaj në ditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook