Ballina Shendeti Ja trajtimi 2 javor i cili heq toksinat nga trupi juaj dhe...

Ja trajtimi 2 javor i cili heq toksinat nga trupi juaj dhe rregullon parregullsitë e lëkurës

Frutat tropikale janë më të lakmuarat madje edhe më të jashtëzakonshmet për tu dhënë juve mundësinë e një kurimi tërësisht natyral dhe të rehatshëm pa marrë substanca nga ato dëmtueset.

Arra e kokosit e cila ndryshe njihet edhe si “Pema e Jetës” është e pasur me plot fibra bimore, Vitamina B, C, E por edhe karbohidrate natyrore, aminoacide dhe minerale si kalium, magnez, bakër, fosfor, zink edhe hekur pra një mal me benefite për një frut të vogël si arra kokosit.

1.Do të ndiheni vazhdimisht të hidratuar: Uji i kokosit ndihmon në rivendosjen e energjisë dhe ruan balancën optimale të lëngjeve në trup. Nuk është çudi që përdoret gjerësisht në mesin e atletëve që rekomandojnë përdorimin e tij para, gjatë dhe pas stërvitjes.

2.Lehtëson rënien nga pesha: Në qoftë se keni vendosur të hiqni sa më parë kilogramët e tepërt që keni marrë gjatë kësaj vere, ju këshillojmë të pini para çdo vakti ujë të arrës së kokosit. Kjo pije natyrale ka shumë pak kalori, por mbi të gjitha ju jep efektin e ngopjes.

3.Përmirëson aktivitetin tretës: Duke qenë se uji i arrës së kokosit ka në përmbajtjen e tij shumë fibra bimore, është zgjidhja ideale për të parandaluar problemet me sistemin tretës. OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon përdorimin e tij tek fëmijët në rast diarreje.

4.Trajton problemet e lëkurës: Uji i arrës së kokosit ka në përmbajtjen e tij përbërës antiinflamatorë të cilët eleminojnë toksinat jo vetëm nga organizmi, por trajtojnë problemet e lëkurës me po aq efikasitet. Nëse keni puçrra, lëkurë të yndyrshme ose të thatë, ajo që duhet të bëni është që të thithni me pambuk ujin e kokosit. Aplikojeni direkt në zonën e prekur dhe ai do të mbajë të hapur poret dhe të ushqejë lëkurën.

LEXO EDHE:  Vetitë çudibërëse të gjetheve të rrushit: Nga diarreja dhe stomaku deri te Alzaimeri

5.Ngadalëson procesin e plakjes: Një ndër përbërësit kryesorë të ujit të arrës së kokosit janë cytokinins. Këta përbërës janë përgjegjës për ndarjen e qelizave, duke dhënë një efekt anti-plakje, si dhe zvogëlojnë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të lidhura me moshën, të tilla si kanceri dhe tromboza.