Ballina Shendeti Jeni të stresuar pas rikthimit nga pushimet? Ja çfarë duhet të ketë...

Jeni të stresuar pas rikthimit nga pushimet? Ja çfarë duhet të ketë në tavolinat tuaja

SHPËRNDAJE

Rikthimi nga pushimet është një moment mjaft i vështirë dhe stresues për shumë njerëz.

Në fakt bëhet fjalë për shqetësime të vogla, kur fiziku e mbi të gjitha shpirti e kanë të vështirë të ripërshtaten me të përditshmen.

Edhe pse nuk është një sëmundje, mund të gjendet në tavolinë edhe zgjidhja e saj, pasi ka ushqime që të ngrejnë humorin, larogjnë dhimbjen e kokës, melankolinë e pagjumësinë.

Në vend të parë janë frutat dhe perimet, por mund të zgjidhni edhe mes ushqimeve të tjera që të ngrejnë humorin.

Vaktet kryesore dhe mesvaktet
Kjo është mjaft e rëndësishme. Për drekë mund të konsumoni një pjatë makarona apo oriz, apo edhe drithëra integrale me pak salcë të thjeshtë. Më pas vijoni me perimet e stinës, krudo, në zgarë apo një racion bishtajore të shoqëruara me perime, e në fund një frut. 

Në darkë peshk apo mish të bardhë të shoqëruara me perime dhe fruta të stinës. Kur moti të ftohet dhe pak, supa me perime është ideale. Sigurisht mund të konsumoni dhe mesvaktet gjatë ditës, paradite dhe pasdite, me bazë kosin, apo disa lajthi, arra apo bajame.

Ushqimet e humorit të mirë
Përvec skemës bazë të ushqyerjes, ka disa ushqime që mund të përdoren në mënyrë të veçantë për të luftuar rënien e vitalitetit që vjen nga përfundimi i pushimeve. Ja një listë e vogël:

Banania- Janë të pasura me kalium dhe ushqyes që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, duke dhënë humor të mirë.
Bajamet- Janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë të luftoni lodhjen fizike e mendore. 4-5 bajame, të konsumuara në mëngjes, stabilizojnë nivelin e glicemisë, dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e urisë në stomak që ju shtyn të hani pa kontroll.
Salmoni- Kombinon Omega3 me vitaminën D, të nevojshme për të luftuar ankthin dhe për të favorizuar prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. 
Rrushi i kuq-Është mbretëresha e vjesthës: e domsoshme për efektin e saj detoksifikues dhe prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon rritmin gjumë-zgjim.
Molla- Mes vetive të shumta të këtij fruti të shijshëm ka dhe fuqi relaksuese. Përmban një përqindje të mirë magnezi, i nevojshëm për të luftuar lodhjen.
Specat, domatet dhe kungulli– Të pasura me vitamina A dhe C, kalcium, fosfor, magnez dhe acid folik. 
Çokollatë– Përmirëson humorin. Mjafton të mos abuzoni me sasinë dhe të konsumoni në sasi të vogla. I rekomanduar është tipi fondente, dhe të konsumohet në vaktet e mëngjesit.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakTragjike/ Mbytet 69 vjeçari në plazhin e Golemit. Mister shkaqet
Artikulli tjetërPresidenti Meta takohet me Kardinalin Ernest Simoni (Troshani): Mirënjohje të madhe për…