Ballina Shendeti Ju mpihen shpesh duart, urgjent tek mjeku. Rrezikoni…

Ju mpihen shpesh duart, urgjent tek mjeku. Rrezikoni…

Ekspertët theksojnë që nëse shpesh ju mpihen duart rrezikoni dy gjendje të rrezikshme.

Duart përmbajnë receptorët më të ndjeshëm për prekje, të cilët nëpërmjet nervave janë të lidhura me trurin.

Mirëpo, nëse ndonjëri nga këto nerva është i dëmtuar apo i shtypur, truri nuk mund t’u përgjigjet sinjaleve të cilat i dërgojnë receptorët dhe atëherë duart fillojnë të mpihen.

Ekspertët theksojnë që nëse duart shpesh ju mpihen rrezikoni dy gjendje të rrezikshme problemin me gjëndrën tiroide dhe sulmin në tru.

Hipotireoza apo mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide mund të çojë deri në dëmtimin e sistemit nervor.

Nëse, krahas kësaj simptome, vëreni që po shtoni peshën trupore, ju bien flokët apo vazhdimisht keni të ftohtë, duhet të shkoni urgjentisht tek mjeku.

Mjekët theksojnë që mpirja e duarve dhe ndjenja e therjeve në duar mund të jetë sinjal për sulm në tru.

Simptoma të tjera janë shtrembërim i gojës, vështirësi në të folur apo pamundësi të gjykimit të qartë, marrje mendsh dhe shikim të turbullt. Nëse i keni këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook