Ballina Kryesore Ju mpihet shpesh dora e majtë? Urgjentisht shkoni te psikiatri ose te…!...

Ju mpihet shpesh dora e majtë? Urgjentisht shkoni te psikiatri ose te…! Ja rreziku që ju kanoset

Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës.

Mirëpo, në këtë rast mpirja përhapet përgjatë supeve dhe koshit të kraharorit. Përveç pjesëve të tjera të trupit, dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë. Megjithatë, nuk duhet injoruar mundësinë e më të keqes.

Duhet gjithmonë të fillohet nga ajo më e keqja dhe të përjashtohen njëra pas tjetrës. Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt, sesa të supozoni që është diçka tjetër e të mos shkoni te mjeku.

Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva.

LEXO EDHE:  Po shkonte në funeralin e babait, gazetarja e njohur pëson atak kardiak

Në atë rast duhet të shkohet te reumatologu, por janë të mundshme që po ato simptoma të shkaktojnë pengesa edhe psikike, prandaj duhet shkuar edhe te psikiatri.

Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozicionit së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.

Nëse ju ndodh që t’ju mpihet dora e majtë, me siguri nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, mirëpo megjithatë shkoni te mjeku, aq më parë nëse simptoma të tilla shfaqen edhe në koshin e kraharorit dhe tek supet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook