Ballina Shendeti Ju zbulojmë 10 ushqimet më të mira që na ndihmojnë me shëndetin...

Ju zbulojmë 10 ushqimet më të mira që na ndihmojnë me shëndetin e sistemit nervor

Kemi dëgjuar të flitet për një sërë sëmundjesh që tashmë kanë evoluar dhe po prekin sistemin tonë nervor, një nga sistemet më të dobëta që njeriu ka sepse është lehtë i prekshëm nga faktorët e rrezikut.

10 ushqimet që stimulojnë shëndetin e sistemit tonë nervor dhe për më tepër që garantojnë mirëfunksionimin e tij duke ndikuar shumë mirë në gjithë organizmin tonë janë këto:

Tërshera

Tërshëra ndihmon në rastet e depresionit, përmirëson humorin dhe është një aleate mjaft e vyer në performancat sportive pasi ofron mjaft energji, ndihmon edhe sistemin nervor bashkë me aparatin e frymëmarrjes.

Bizelet

Bizelet janë plot me fosfor, në fakt janë kalorike, të pasura me vitamina B1, B2, B3, A dhe C. ato ndihmojnë jo vetem sistemin tonë nervor por edhe sistemin imunitar, lëkuren, zorrën e trashë, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.

Kungulli

Kungulli është i pasur me ushqyes të dobishem dhe ka një funksion të mirë si diuretik. Veprimi pozitiv i tij mbi sistemin nervor i detyrohet sasise së lartë të vitaminës A që kungulli ka e nga e cila fiton dhe vetitë antioksidative dhe antiinflamatore. Gjithashtu ai permban dhe kurkubitinen e cila mbron aparatin urinar.

Frutat e thata

Frutat e thata kanë mjaft ushqyes, substanca antioksidante që kundërshtojnë plakjen qelizore. Duke qenë se janë të pasura me fibra bëhen mike të zorrëve dhe të gjithë sistemit nervor. Bëni gjithmonë kujdes që mos të tejkaloni sasinë e marrë të tyre pasi kanë mjaft kalori.

Bananja

Bananja, e pasur me kalium, është një frut që bën mjaft mirë për zorret dhe stomakun si dhe funizon me ushqyesit e nevojshëm muskujt. Gjithashtu është mjaft e dobishme dhe për sistemin tonë imunitar.

Kajsia

Kajsia është një frut aleat për lëkurën dhe është e pasur me fibra dhe vitamine A, ushqyes që kanë fuqi antioksiduese. Përveç të mirave që sjell për sistemin nervorajo është mjaft e mirë dhe për të ulur sasinë e sheqerit në gjak.

LEXO EDHE:  Katër erëzat që luftojnë parazitët e zorrëve më shpejt se ilaçet

Spinaqi

Nëse e konsumoni bashkë me limonin, bëhen burim i shkëlqyer për hekurin. Spinaqi, përveç se ndihmon sistemin nervor, mbështet edhe sistemin muskular dhe aparatin oseoartikular, duke qenë se është i pasur dhe me vitaminë A dhe acid folik.

Bishtajat

Bishtajat ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrnave dhe janë të pasura me kripera minerale të cilët ndihmojne lidhjet nervore. 

Kakao

Kakao përveçse është e pasur me proteina, lipide, glucide, kripëra të ndryshme minerale si dhe vitamina të grupit B, ka në përbërje te saj edhe serotonine, tiramine, kafeinë, teobrominë dhe feniletilamine. Teobromina dhe kafeina ndihmojnë për t’u përqendruar. Serotonina dhe tiramina janë të domosdoshme në rastet e depresionit dhe shqetësimeve nga ankthi.