Ballina Kryesore Ju zë ngërçi? Kujdes se është tkurrje e fortë muskulore. Ja si...

Ju zë ngërçi? Kujdes se është tkurrje e fortë muskulore. Ja si ta kaloni lehtë

Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme muskulore. Dehidratimi, çrregullimet elekrolitike, lodhja, mungesa në vitamina dhe cikli menstrual janë ndër shkaqet më të zakonshme.

Një mënyrë për të parandaluar ngërçet është të masazhoni dhe tendosni muskujt, dhe të merrni lëndët ushqyese të nevojshme për trupin: kalium, kalcium dhe magnez.

Ato quhen elektrolite dhe mund t’i gjeni në ushqimet e mëposhtme

Banane

Me siguri e dini që bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

Por ato do t’ju sigurojnë edhe magnez dhe kalcium. Këto janë 3 nga lëndët ushqyese që ju nevojiten për të lehtësuar ngërçet muskulore.

Patatet e ëmbla

Ashtu si bananet, edhe patatet e ëmbla sigurojnë kalium, kalcium dhe magnez.

Këto perime kanë 6 herë më shumë kalcium se bananet.

Kungulli

Kungulli është gjithashtu burim i mirë i këtyre 3 lëndëve ushqyese.

Patatet dhe kungulli kanë përmbajtje të lartë edhe në ujë, kështu mund t’ju mbajnë të hidratuar.

Avokado, një central me kalium

Avokado ka rreth 975 miligramë kalium, gati dy herë më shumë se patatja ose banania.

Kaliumi është i rëndësishëm sepse ndihmon në funksionimin e muskujve dhe mbron zemrën.

Fasule dhe thjerrëza

Bishtajoret si fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura në magnez.

Një kupë me thjerrëza të gatuara ka rreth 71 miligramë magnez, dhe një kupë me fasule të gatuara ka thuajse dyfishin (120 miligramë).

Këto bishtajore janë të pasura edhe në fibra, ku studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me fibra mund të lehtësojnë ngërçet menstruale.

Po ashtu, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjakut dhe ulin nivelet e kolesterolit të “keq” LDL.

Pjepri

Ky frut i ka të gjitha: kaliumin, magnezin dhe kalciumin, një dozë të vogël me sodium dhe shumë ujë.

LEXO EDHE:  Si t’i trajtoni me produkte natyrale ngërçet muskulore gjatë stinës së verës

Sodiumi dhe uji janë të rëndësishëm sepse kur stërviteni, nxirrni nëpërmjet djersës shumë sodium.

Nëse humbisni shumë ujë, dehidratoheni dhe rrezikoni të zhvilloni ngërçe muskulore.

Shalqi për hidratim

Shalqiri është 90% ujë, prandaj është i duhuri për hidratim. Ai është i pasur edhe në kalium.

Qumësht

Qumështi është një burim i mirë i elektroliteve si kalciumi, kaliumi dhe sodiumi.

Është i mirë për hidratim.

Dhe është i pasur në proteina, që ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve muskulore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook