Ballina Kuriozitet A ka aftësi shëruese truri i njeriut? Shkencëtarët zbulojnë se…

A ka aftësi shëruese truri i njeriut? Shkencëtarët zbulojnë se…

Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo.

Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit.

Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja “dua të pëlqej” dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese.

Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.

Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos:

Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.

Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus.

Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.

Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi.

Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike.

Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis.

Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë.

Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë (Placebo psikoaktive), aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Placebo psikoaktive nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve.

Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll.

Këto studime quhen edhe “studime të verbëta dyfishe” pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon.

Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




FOTO/ Shfaqet në publik Adriatik Llalla, kapet “mat” në kafe duke biseduar me….

“Kush mban përgjegjësi për mospërmbushjen e standardeve të sigurisë në shkolla?”

U shtrua me urgjencë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit

Grabitje me maska në Fier, ja shuma që u mor nga pika e këmbimit valutor

Familjarët e Klemend Balilit padisin policinë, gjykata pezullon urdhrin e Haki Çakos

Kryemadhi mesazh për të rinjtë: Dilni protestoni për Shqipërinë që ëndërroni, mos lejoni kërcënimet e Ramës…

Donald Lu ka një mesazh të fortë për klasën politike: Jepini fund …

Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, mjekohej prej kohësh nga….

Acari “pushton” Shqipërinë, sinoptikantët bëjnë me dije se…

Artikulli paraprakMessi thyen rekord: Pas kontratës që nënshkruan, i pari në histori me mbi 100 milionë euro në sezon
Artikulli tjetërAksident në rrugën e Elbasanit, makina përplas këmbësoren