Ballina Shendeti Kajsia fruti më i shëndetshëm i verës , zbuloni efektet e saj

Kajsia fruti më i shëndetshëm i verës , zbuloni efektet e saj

Përveç përdorimit në kuzhinë si ingredientë embëlsirash dhe si përbërje reçeli rezulton se përdoret edhe si një pemë kuruese. Në mjekësinë tonë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata por dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruta e freskët ka vlerat më të larta dhe të mira ushqimore. Ajo përmban diku tek 14 % sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut dhe përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Gjithashtu bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.