Ballina Kryesore Kanceri i gjirit/ Ja në cilën moshë duhet të bëni mamografi

Kanceri i gjirit/ Ja në cilën moshë duhet të bëni mamografi

Kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në mes grave. Miliona gra diagnostifikohen nga kjo sëmundje çdo vit në botë.

Debati në mes specialistëve zhvillohet rreth asaj se kur duhet bërë kontrollet për çdo vit, pra prej cilës moshë.

Me apo pa raste në familje është shumë e rëndësishme që gratë të bëjnë analiza për të parandaluar këtë sëmundje.

Një pajtim i përgjithshëm është rreth asaj se gratë duhet të realizojnë çdo vit nga nje mamografi duke filluar prej moshës 40 vjeçare.

Ndërsa parashihet që po ashtu të fillohet me mamografi që nga mosha 35 vjeçare nëse keni probleme të ndryshme shëndetësore.

Është shumë e këshillueshme që të bëhet mamografia në rastet kur keni familjar që kanë pasur të njëjtën sëmundje. Shkoni të bëni mamografinë nëse është e mundur, 10 vite më herët se sa mosha kur personi i familjes e ka marrë vesh për sëmundjen e vet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook