Ballina Shendeti Këshilla për të jetuar më mirë, për të shijuar jetën dhe ecur...

Këshilla për të jetuar më mirë, për të shijuar jetën dhe ecur përpara. Studime, fakte dhe këshilla nga ekspertët

Për të rigjetur kënaqësinë e jetës, duhet rikuperuar spontaniteti, thjeshtësia dhe krijimtaria, tri pikat kyçe për të mos rënë “në tunelin e zi të krizës”

Sipas ekspertëve, ta jetosh me dëshirë jetën do të thotë të marrësh më të mirën nga çdo situatë (71% e përgjigjeve), por edhe të jetosh çdo moment me intensitet (69%). Pra, gjithmonë duhet të kërkojmë anën pozitive të gjërave (65% e të intervistuarve). Dhe për të arritur këtë rezultat nuk duhet t‘u nënshtroheni objektivave të pamundur, por atyre të përditshëm. Gabim tjetër që duhet shmangur është të mos rrini duarkryq, por të viheni në kërkim të asaj që nuk e keni dhe duhet ta fitoni menjëherë. Veçanërisht, gabimi më i madh që mund të bëhet, theksuar edhe nga gjashtë ekspertët, është krijimi i modeleve dhe mënyrave mediatike larg jetës reale, duke harruar atë që jeta na ofron.
Të ndjekësh kënaqësinë dhe dëshirën nuk do të thotë të bësh gjithçka që të shkon nëpër mend. Thjesht duhet të jetosh jetën e përditshme pa rënë në rutinë, falë imagjinatës dhe aftësisë për të çuditur (66%), pa e komplikuar më shumë jetën.
Sekretet e kënaqësisë mund të arrihen përmes disa rregullave të vogla të jetës së përditshme dhe ndryshimit të stilit të jetesës.
Së pari, kur të ngriheni në mëngjes mos u trishtoni nëse koha është me shi, por vini në sfond muzikën që ju pëlqen më shumë. Ndërsa shkoni në shkollë ose në punë, shfrytëzojeni pozitivisht udhëtimin si një pushim për t‘iu përkushtuar diçkaje që ju pëlqen (letërsisë, muzikës, ose një bashkëbisedimi interesant). Në marrëdhëniet me të tjerët, shmangini përballjet e kota dhe përpiquni të jeni sa më natyralë dhe të thjeshtë. Më pas përfitoni nga koha e lirë për zbuluar bukurinë dhe shkëlqimin e gjërave të thjeshta, me qëllim që t‘i japim më shumë ngjyra krijimtarisë sonë. Çdonjërit prej nesh i mungon diçka për të qenë krejtësisht i lumtur: martesa, puna, karriera, shtëpia, shkollimi, pushimet. E vërteta është se nëse dëshirojmë të jemi të lumtur, nuk kemi pse të presim të ardhmen, por mund të jemi menjëherë. Nuk ka rëndësi se sa lumturi kemi, por sa arrijmë të shijojmë nga ajo që posedojmë. Është e kotë ta kalojmë jetën duke ndjekur suksesin, famën paratë dhe pushtetin: ndërsa luftojmë për t‘i arritur të gjitha këto, largohemi nga vlerat tona dhe bëhemi skllevër të një sistemi që kërkon më shumë. Vetëm nëse largohemi prej atyre që përmendëm pak më lart mund të gjejmë lumturinë te gjërat e vogla të jetës së përditshme dhe ta organizojmë jetën sipas vlerave tona.

LEXO EDHE:  Aprovohet ilaçi i parë që parandalon migrenën

Ja 10 rregulla të vogla të kënaqësisë: 
1) Shijojeni jetën në çdo moment
2) Një buzëqeshje ju ndihmon në çdo lloj situate
3) Zbuloni thjeshtësinë në çdo aspekt të jetës
4) Mësoni të vlerësoni gjërat e vogla
5) Mos kini frikë të dilni jashtë kornizave të zakonshme
6) Jetoni me natyrshmëri çdo rast;
7) Mos e lini veten të ndikoheni nga moda dhe të tjerët
Kujtohuni që gjithmonë ka një zgjidhje
8) Shihni anën pozitive të gjërave

Ekzistojnë sygjerime të cilat ndihmojnë për të gjetur sa më lehtë rrugën drejt mirëqënies, të cilat indikojnë drejtimin e duhur për një jete me te mirë.

– Jetoni ngadalë të tashmen
Eshtë një ndër rregullat më të thjeshta por mbase nga më të vështirat për tu ndjekur pasi ritmet e ditës na largojnë nga pasionet, eksperiencat e së sotmes. Të jetoni plotësisht cdo ditë, pakëson ankthin dhe largon ndjenjën e keqardhjes.
– Kultivoni marrëdhëniet
Miqësia, solidariteti, marrëdheniet sociale ofrojnë mbrojtje nga depresioni, nga stresi dhe nga sëmundje psiko-somatike. Mundohuni të gjeni gjithmonë nje “cep” per tjetrin.

– Po, stresit por në doza të vogla
Pak stres i bën mirë jetës tonë, e bën atë me drithëruese dhë të gjallë, por shume stres provokon dëme permanente si të natyrës psikologjike ashtu dhe fizike. Të mbani nën fre stresin tuaj është një gjë vërtet e mirë dhe e rëndësishme për të përballuar problemet e ardhshme. E rëndësishme është të dëgjoni sinjalet që fiziku ju con dhe modifikoni ritmin e jetës pa kaluar cakun.
– Të kesh nje objektiv
Te kesh një objektiv për të ndjekur është shumë e nevojshme, pasi te ndihmon të jetoni në mënyre të plotë dhe të kënaqshme. Realizimi i nje projekti largon ndjenjën e stresit dhe mban të gjallë veshtrimin mbi atë që per ju ka rëndësi vërtet. Kujdes që të dalloni ato gjëra që janë urgjente nga ato që janë të nevojshme.
– Pas shpirtit, kuroni fizikun
Për të jetuar në mënyrë harmonike me veten tuaj është e nevojshme të kujdeseni për bukurinë e fizikut tuaj, e cila nuk do të thotë të kërkoni me cdo kusht bukurinë e jashtme. Bukuria vjen nga nje ekuilibër i brëndshem i cili ju bën te ndiheni mirë.
– Të jeni ironik dhe humorist
Të dini të qeshni mbi veten tuaj edhe në momente të vështira, të kaloni vështirësitë me një të qeshur ju mbron nga shumë probleme shëndetësore. Autoironia por edhe humorizmi, i cili nuk duhet të bie tek qesharakja, shton humorin e mirë dhe ndihmon për të plotësuar aksione të përditshme pozitive.

LEXO EDHE:  Mbi 100 burra vdesin nga masturbimi në Gjermani, mjekët japin alarmin për këto teknika


– Të besoni në kapacitetin tuaj
Të keni besim në aftësitë tuaja, por mbi të gjitha të duheni shumë, ja baza e mirëqenies së vërtetë. Duke gjetur brenda vetes motivin e duhur mund të arrini atë që dëshironi në jetë, gjithashtu do të jetoni më shumë ndjenjë lumturie dhe kënaqësie.


– Të jeni elastik
Një sjellje shumë e ngurtë shton tensionin dhe të ekspozon ndaj stresit. Objektivi është të arrini një dialog duke u treguar fleksibël ne zakone, në sjellje, në mendime ndaj vetes tuaj dhe ndaj të tjereve, duke pranuar “jo” të cilat kanë nevojë të manifestohen.
– Vetërealizimi
Eshtë një fjalë e cila përmban nën vetë sensin e vërtetë të lumturisë, një projekt i të gjithë jetës i cili të bën të jesh krenar për ekzistencën tende. Ky perëndim fitohet duke mësuar të punosh  me inteligjencën emotive por edhe duke zhvilluar aftësi që lidhen me aftësinë e të dëgjuarit.