Ballina Shendeti Këto janë 5 shenja paralajmëruese që tregojnë se sistemi juaj kardiovaskular nuk...

Këto janë 5 shenja paralajmëruese që tregojnë se sistemi juaj kardiovaskular nuk po funksionon siç duhet

SHPËRNDAJE

Shenjat për problemet me zemrën shpesh janë “tinëzare” dhe të pakuptueshme.

Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos nëse jeni në moshë të re.

Pavarësisht gjinisë apo moshës, është e rëndësishme të mos i injoroni disa nga shenjat që paralajmërojnë për probleme me zemrën. Ja cilat janë:

1.Simptoma të ngjashme me gripin 
Simptoma të ngjashme me gripin, si ethet, ftohja, të përzierat, plogështia ose djersitja e shumtë mund të paralajmërojnë për rrjedhje të pamjaftueshme të gjakut. Çdokush mund të ketë këto simptoma në një moment të caktuar, megjithatë, nëse shfaqen pas një aktiviteti të caktuar fizik, bëni një vizitë mjekësore.

Probleme të caktuara me stomakun mund të jenë gjithashtu shenjë paralajmëruese. Studimet kanë treguar se disa gra kanë probleme me tretjen gjatë ditëve para një ataku në zemër, por, duke qenë se nuk janë në dijeni të kësaj, nuk kërkojnë trajtim mjekësor.

2.Dhimbje të kraharorit ose parehati 
Jo çdokush pëson atak në zemër si në filmat Hollivudian. Ndjesia e ushtrimit të lartë të presionit mund të jetë një arsye përse duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm.

Ndieni sikur keni tërhequr një muskul në gjoks? Kjo mund të sinjalizojë për ndonjë sëmundje kardiovaskulare, prandaj sigurohuni që të flisni me ndonjë mjek. Nuk ka përse të jetë dhimbje e mprehtë. Mund të jetë e lehtë, që përhapet në kraharor, krahë, qafë ose nofulla.

3.Probleme me frymëmarrjen 
“Nëse edhe një aktivitet i lehtë fizik ju shkakton probleme me frymëmarrjen, kjo nuk duhet injoruar. U kërkoj pacientëve të krahasojnë aktivitetin e tyre sot me një ose dy vite më parë”, thotë kardiologu Simmons.

Nëse vërejnë ndryshime drastike në frymëmarrje ose atë çfarë kanë mundësi të bëjnë, kjo është një shenjë se diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Problemet me frymëmarrjen që fillojnë të shfaqe kur ju shtriheni janë gjithashtu problematike, prandaj konsultohuni me një mjek.

4.Marramendje 
Marramendja ose humbja e ekuilibrit mund të jenë gjithashtu shenjë të bllokimit të arterieve ose një problemi të lidhur me valvulin, sidomos nëse shoqërohet edhe me rrahje të shpejta të zemrës.

5.Lodhje ose pagjumësi
Shumë njerëz që kanë pësuar atak në zemër, sidomos femrat, janë ndierë shumë të lodhura një javë para se të pësojnë atak. Ata raportojnë gjithashtu për probleme të shumta me gjumin.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakHashim Thaçi i bashkohet debatit mbi Skënderbeun: Nuk ka beze që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit
Artikulli tjetërParaqitet modeli i ri i Seat Leon Cupra R 2018, vjen me një fuqi prej 310 kuajsh