Ballina Shendeti Këto janë 7 zakone të gabuara që po ju shkaktojnë infeksione urinare

Këto janë 7 zakone të gabuara që po ju shkaktojnë infeksione urinare

Nëse jeni prekur ndonjëherë nga infeksionet urinare, mund t’i dini vuajtjet e ndjesisë së tmerrshme të djegies dhe nevojës së vazhdueshme për të urinuar, dhe me siguri nuk keni bërë asgjë.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, 1 në 5 gra preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës së tyre. Edhe meshkujt preken nga këto infeksione, megjithatë gratë janë më të rrezikuara, duke qenë se kanë uretër më të shkurtër, prandaj edhe bakteret që shkaktojnë infeksionet kalojnë më lehtë dhe mund të futen thellë në fshikëz.

Nëse kjo ndodh, bakteret mund të rriten dhe shumohen, duke shkaktuar kështu infeksione.

Këto janë 7 shkaqet më të zakonshme të infeksioneve urinare, dhe këshillat si t’i parandaloni ato:

Marrëdhëniet seksuale
Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie.

Kapsllëku
Mund të fajësoni jashtëqitjen për infeksionet urinare. Kapsllëku vështirëson zbrazjen plotësisht të fshikëzës, prandaj bakteret e mbetura kanë mjaftueshëm kohë për t’u zhvilluar dhe shkaktuar infeksione. Nga ana tjetër, diarreja ose heqja e barkut mund të rrisin gjithashtu rrezikun e prekjes nga infeksionet urinare, duke qenë se bakteret mund të kalojnë lehtësisht nga vagina në uretër. Kujdes: Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.

Diabeti i pakontrolluar
“Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë, sheqeri i tepërt del nëpërmjet urinës. Kjo e bën një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve dhe një situatë aspak e këndshme për ju. Mund ta keni dëgjuar mitin se nëse konsumoni shumë sheqer, mund të prekeni nga infeksionet e traktit urinar edhe nëse nuk keni diabet, megjithatë ekspertët thonë se nuk është e vërtetë. Vetëm nëse vuani nga diabeti, përndryshe ëmbëlsirat nuk janë shkaktari.

Gurët në veshka
Depozitat e mineraleve rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet e traktit urinar sepse mund të bllokojnë traktin urinar dhe pengojnë kalimin e urinës, prandaj bakteret kanë mjaftueshëm kohë për t’u zhvilluar.

Pilulat për kontrollin e lindjes
Nëse ndryshoni pilulat për kontrollin e lindjes, ndryshimi hormonal mund të çojë në ndryshim të baktereve në vaginë, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e infeksioneve urinare. Përdorimi i diafragmave dhe spermicideve rrit gjithashtu rrezikun për prekjen nga infeksionet duke qenë se pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

Dehidratimi
Konsumimi i shumtë i ujit nuk shuan vetëm etjen, por parandalon edhe zhvillimin e infeksioneve urinare gjatë muajve të nxehtë, kur shumica prej nesh nuk hidratohen mjaftueshëm. Kur konsumojmë shumë ujë, mund të nxjerrim jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.

Mbajtja e urinës
Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione. Mbajtja e urinës për 6 orë ose më shumë rrit rrezikun për prekjen nga infeksionet urinare, duke qenë se bakteri që kalon në fshikëz ka shumë kohë për t’u zhvilluar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook