Ballina Magazine Këto janë ushqimet e pasura në acid folik, përfitimet para dhe gjatë...

Këto janë ushqimet e pasura në acid folik, përfitimet para dhe gjatë shtatzënisë

Folate, njohur ndryshe si folacinë, është termi i përgjithshëm që përfshin si folaten ashtu edhe acidin fërlik, forma e oksiduar e vitaminës B që përdoret në suplementet dietike dhe ushqimet e fortifikuara.

Kjo vitaminë është e rëndësishme për zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm nga acidi folik.

Mos u ngatërroni nga termat folate dhe acid folik, pasi të dyja kanë të njëjtat efekte, shkruan “shëndeti”. Por, folate është versioni natyral i gjendur tek ushqimet, ndërsa acidi folik është një version i prodhuar nga njeriu tek suplementet dhe i shtuar në ushqime.

Përse është i nevojshëm acidi folik?
Suplementet e acidit folik janë standarde për gratë shtatzëna dhe ato që po planifikojnë të bëhen me fëmijë. Acidi folik ul rrezikun për defekte në lindje në trurin dhe shpinën e bebit me 50% – 70%. Acidi folik mund të ulë rrezikun e preklapsisë dhe lindjes së parakohshme. Shumë mjekë rekomandojnë që gratë në moshën e riprodhimit të marrin multivitamina ose suplemente të acidit folik. Ato mund të parandalojnë defektet në lindje edhe para se një grua të kuptojë se është shtatzënë.

Acidi folik përdoret për të trajtuar mangësitë, që mund të shkaktojnë disa lloje të anemisë dhe probleme të tjera. Mangësitë e acidit folik janë më të zakonshme tek njerëzit që kanë probleme me traktin sugjestiv, probleme me veshkat ose mëlçinë, ose që abuzojnë me alkoolin.

Ja cilat janë disa nga ushqimet më të pasura me acid folik:

acid-folik

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook