Ballina Kryesore Kjo është arsyeja pse duhet të hani ftonj në vjeshtë

Kjo është arsyeja pse duhet të hani ftonj në vjeshtë

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.

Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.