Ballina Shendeti Kjo është bima që parandalon rënien e flokëve !

Kjo është bima që parandalon rënien e flokëve !

Rënia e flokëve në këtë periudhë është një problematikë që e kemi vënë re pothuajse tek të gjithë.

Por bima me vetitë e fuqishme që parandalon rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e tyre është bimë tipike shqiptare.

Sherebela njihet botërisht, që në lashtësi për përdorimin për forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre dhe stimulimin e daljes së flokëve të reja edhe për parandalimin e rënies.

Aplikohet në formë të thjeshtë, në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo(rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose duke e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese.

Mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve.

Prandaj, vaji esencial i sherebelës është një produkt që nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj dhe përdorimet e tij janë kaq të shumta sa nuk do të qëndronit më pa të!