Ballina Shendeti A krijon ajo varësi? Cili është ndikimi i kafeinës tek shëndeti

A krijon ajo varësi? Cili është ndikimi i kafeinës tek shëndeti

A është e rrezikshme për njeriun ajo qe është pa dyshim substanca me e konsumuar ne bote? A krijon ajo varësi? Si ndikon mbi sistemin nervor?

Për kafenë dhe kafeinën ka shume-shume studime qe mundohen te zbulojnë te mirat dhe pasojat e saj ne shëndetin e njeriut. Për këtë nuk kane munguar edhe eksperimentet dhe i pari ne këtë drejtim është Mbreti Gustav III i Suedisë qe urdhëroi dy vëllezër binjake te dënuar me vdekje, te konsumonin tre filxhanë kafe ose çaj çdo dite. Qe te dy te dënuarit jetuan me gjate se vete mbreti…
 
Shume studime te me pasme e kane rehabilituar kafene, por pikëpyetjet kane mbetur si psh ato qe lidhen me efektin tumoral te kafeinës, ndërkohë qe te tjera kane vene ne dukje benefite te saj.
 
Aktiviteti i kafeinës ne tru lidhet me receptorët qe shërbejnë edhe për lidhen e adenozinës, një substance kimike qe organizmi e prodhon vetë dhe qe sjell pagjumësi. I gjithë qarku i veprimit te kafeinës ne organizëm mbyllet a 5oreve kur mëlçia ka degraduar thuajse te gjithë dozën e marre nga një filxhan.
 
Receptorët proteinikë qe lidhin adenozinës shërbejnë gjithashtu edhe për dopaminën, një tjeter neurotransmetitor i përfshirë ne ndjesinë e humorit te mire dhe kënaqësisë.
Benfitet e shpejta, aty për aty te kafeinës janë te njohura: na zgjon, gjallëron, shijon, na bën te ndjehemi mire, rrit produktivitetin, por a ka ajo efekti me afatgjata ne lidhje me shëndetin?
 
Kush konsumon rregullisht por pa abuzuar kafe rezulton te jete me i mbrojtur nga patologji te tilla si Alzheimer dhe Parkinson. Arsyeja është ende e panjohur, por mendohet se ajo lidhet me ndikimin e saj ne formimin e pllakave te trurit ne pacientët me Alzheimer, por sipas një tjetër teorie, ky efekt lidhet edhe me stilin e jetës, qe tek përdoruesit e rregullt te kafesë, është me aktiv, çka shërben si një frenues i proceseve degjenerative.
 
Pirja e kafesë ruan ritme te rregullta cirkadiane, një faktor i fortë mbrojtës ndaj sëmundjeve te diabetit dhe atyre mendore.
Këshillohet jo me shumë se tre-katër filxhanë kafe ne dite, por kjo është gjithashtu një çështje subjektive qe lidhet me personin dhe mundësinë e metabolizimit te kafeinës.
Por kujdes, sasi te mëdha kafeine mund te jene letale. 10 gram kafeine çon ne ndalim te punës se zemrës. Ndërkohë theksojmë se një filxhan kafe përmban 0.1 gram kafeine. Çka do te thotë qe për te vrarë veten do te duhet te pimë 100 filxhanë njeri pas tjetrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Nga sheqeri deri tek ilaçet, këto janë armiqtë e mëlçisë që e dëmtojnë atë pa e ditur