Ballina Shendeti Kujdes! Mos i injoroni këto shenja në lëkurën tuaj, mund të tregojnë...

Kujdes! Mos i injoroni këto shenja në lëkurën tuaj, mund të tregojnë kancerin

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të kemi skuqje të lëkurës që në shumicën e rasteve është e padëmshme.

Lëkurë e skuqur, e mbuluar me njolla mund të jetë shenjë e të gjitha llojeve të sëmundjeve, shpesh të shkaktuara nga një reaksion alergjik ndaj ndonjë produkti që aplikohet në lëkurë apo efekti anësor i ndonjë ushqimi.

Por, në raste të rralla skuqja e lëkurës mund të jetë një shenjë e diçkaje shumë më të keqe: kancerit. Dhe këto skuqje mund të jenë potencialisht kanceroze, por “maskohen” si probleme të zakonshme dhe të padëmshme të lëkurës.

Shpesh, një skuqje e lehtë që mund të jetë kancer, duket shumë e ngjashme me ato të shkaktuara nga ekzema, thonë ekspertët.

Ato mund të shkaktojnë njolla të kuqe, kruajtje, djegie, lëkurë të thatë dhe me smërç. Mund të shfaqen edhe gunga në ngjyrë blu ose të verdhë.

Kjo lloj skuqje e lëkurës, ka gjasa të zgjasë më shumë se llojet e tjera dhe ndryshon formë dhe madhësi kur kanceri përparon.

Dhe një tjetër shenjë treguese është se këto njolla nuk zhduken kur përdorni trajtime kundër tyre.

Dr. Walayat Hussain, një zëdhënës i Shoqatës Britanike të Dermatologëve, tha se skuqjet mund të jenë një shenjë e kancerit, por theksoi se shumica e skuqjeve nuk janë asgjë për t’u shqetësuar.

“Lëkura ndonjëherë është pasqyrë e trupit dhe nëse në të shfaqen shenja atëherë ka gjasë që diçka nuk shkon mirë në trupin e njeriut”.

 “Nëse keni një skuqje në brendësi të gojës, në duar dhe në këmbë dhe është mjaft e rëndë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e asaj që ne e quajmë skuqje paraneoplastike.”

Me pak fjalë kjo do të thotë që ajo është e lidhur me një formë kanceri diku në një pjesë tjetër të trupit.

Nëse e trajton kancerin, skuqja zhduket.

Lloji më i zakonshëm i kancerit që shkakton skuqje në lëkurë, është kanceri i gjakut.

Njerëzit që vuajnë nga leuçemia ose limfoma(lloj kanceri) paraqesin shenja specifike në lëkurë që dermatologët janë trajnuar për t’i njohur.

POR … në shumicën e rasteve një skuqje nuk është kancer.

Dr.Hussain tha se ndërsa një skuqje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e kancerit, nuk dihet përse këto skuqje ndodhin te njerëzit e sëmurë me kancer.

Ai shpjegoi se në disa raste mund të ndodhë që qelizat anormale po ripërtërijnë vetë lëkurën.

E gjitha kjo është thjesht një shenjë që diçka po ndodh në trupin e njeriut.

Gjithsesi shkaku më i shpeshtë i një skuqjeje nuk lidhet me kancerin. Mendoj se ky është në të vërtetë një informacion i rëndësishëm për njerëzit.

Megjithatë nëse ju shihni diçka shqetësuese në lëkurën tuaj mos hezitoni ta konsultoni atë me mjekun.